Published On: 14 Nëntor, 2016

Rama merr një përqafim: Shqipëria mori përgëzime nga BE

Kryeministri Edi Rama postoi online një foto nga takimi i tij me grupin e Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE.

“Sapo përfundoi në Bruksel mëngjesi i punës me vëndet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së, ku u fol me tonet më pozitive për Raportin e Progresit dhe u konfirmua vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,” shkruan Rama në FB.

“U nënvizua nga të gjitha vendet anëtare progresi i madh që pasqyrohet në Raportin e Komisionit; ecuria mbresëlënëse e reformave; respekti i veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë; nevoja imediate për zbatimin e Ligjit të Vetingut si premisë e mirëkuptuar apo kusht i natyrshëm për ecurinë e këtij procesi historik.

Falenderim i veçantë për Shefen e Diplomacisë Europiane Federica Mogherini dhe për Komisionerin Johannes Hahn, dy miq të posaçëm e partnerë të çmuar të Shqipërisë në këtë proces,” vijon Rama.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...