Published On: 1 Gusht, 2017

“Rama lëshoi Ultimatumn në 1 gusht: Shkoni me pushime se përndryshe do ju kap”

  • Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka reaguar sërish sot në lidhje me disa lajme për shkarkimet e drejtorëve të bërë paralajmëruar nga vetë kryeministri Rama.

Por këtë herë Berisha ka postuar një lajm në lidhje me paralajmërimin që iu është bërë uniformave blu.

Rama, krimineleve: Shkoni me pushime se përndryshe do ju kap! Te dashur miq! Edvin Kristaq Rama zgjodhi si rastesisht 1 gushtin per t’ju kercellitur dhembet miqve te tij trafikante dhe bandite dhe u leshoi ultimatumin: Shkoni me pushime se perndryshe do ju kap?!?! Ja se çfare shkruajne mediat per ultimatumin e 1 gushtit! “, shkruan Berisha.

Ja çfarë shkruan ai 

“Rama lajmëron kriminelët: Tani do të nisim operacionin e madh ndaj jush

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot nisjen e një operacioni të madh policor në vend kundër “të fortëve”, ‘mikrobeve të gjalla që kontaminojnë komunitetin tonë” siç i quajti ai, elementët kriminalë në vend që kanë nxjerrë fitime të pallogaritshme nga trafiku i kanabisit.

Rama, i cili mblodhi sot Task Force-n, njoftoi nëpërmjet mediave, se sapo të nisë rënia e fluksit të turistëve, do të nisë operacioni ndaj kriminelëve i shoqëruar jo vetëm me arrestimine tyre, por edhe me sekuestrimin e pronave dhe fitimeve të tjera. Krahas tyre, operacioni do të shtrihet edhe brenda Policisë së Shtetit, tek personat e lidhur dhe të nënshtruar ndaj krimit.

“Në rend të ditës, – tha Rama – është sekuestrimi i i aseteve kriminale dhe ndjekja, arrestimi e ndëshkimi ligjor i “të fortëve” në feudet e në llagëmet e drogës.

Është momenti që Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh në të gjithë terrirotin e vendet në zonat që janë simbol i këtyre feudeve dhe ndaj të fortëve të zonës.

Mjafton që ky operacion që do të përgatitet me shumë kujdes, të mos bëhet pengesë në këtë pikë kulmore të sezonit turistik. Menjëhërë me rënien e fluksit të turistëve të vihet në zbatim duke bllokuar automjetet e këtyre personazheve. Mjafton që këto elementë shumë shqetësues për komunitete, njerëzit dhe sigurinë dhe që dëshmojnë pandëshkueshmërinë, të vihen para prokurorisë dhe gjykatës.

Është koha të pastrojmë Shqipërinë jo vetëm nga kanabisi por edhe nga këto “mikrobe të gjalla” – theksoi kryeministri, – që kontamijojnë komunitetin tonë dhe cenojnë sigurinë e njërëzve të zakonshëmbtë këtij vendi. ”

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...