Published On: 18 Gusht, 2017

Rama falenderon ministrat teknikë: U mbytën në lugën e ujit të politikës

Pas reagimit të Bashës lidhur me raportin e zgjedhjeve të 25 qershorit përpiluar nga ministrat teknikë, nuk ka vonuar edhe reagimi i kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp të shpërndarë nga kryeministria, Rama e quan raportin “dokument politik dhe krejt të njëanshëm.”

Kryeministri i falënderon ministrat teknikë të Partisë Demokratike për kontributin e dhënë, por “shpreh keqardhjen për përmbylljen e kësaj eksperience pozitive me te ashtuquajturin Material përmbledhës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit te burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike te administratës shtetërore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqipërisë per vitin 2017.”

“Raporti ne fjale fatkeqësisht komprometon si nje epilog krejt i pavend, gjithçka te mire u ndërtua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqipëria ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport është nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale.

Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u përpoqën te bënin gjate mandatit te tyre te posaçem.

Duke u shprehur mirëkuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugën e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve te dorëhequr shendet e suksese te mëtejshme ne jete!”, thuhet të deklaratën e kryeministrisë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...