Published On: 4 Gusht, 2017

Rama ashpërson tonet! I tregon dhëmbët ministrit teknik

Thellohet përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit teknik të Drejtësisë Gazmend Bardhi

Kreu i qeverisë ka anuluar urdhrin e ministrit, ku ky i fundit i doli kundër sa i përket dorëheqjeve masive të drejtorëve të Hipotekave në të gjithë Shqipërinë. Bardhi i pezulloi dorëheqjet e tyre, që erdhën pas thirrjes publike që i bëri kryeministri, duke thënë se ndaj institucioneve që ata kanë drejtuar do të bëhen kontrolle, dhe nëse rezultojnë shkelje, krerët e Hipotekave do të shkarkohen.

Por përmes një reagimi të zyrës së Kryeministrit, thuhet se “shefi i qeverisë e ka anuluar urdhrin e Ministrit të Drejtësisë, duke bërë të qartë se dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë. Nëse nga hetimi administrativ do të verifikohen shkelje të ligjit, regjistruesit që i kanë bërë këto shkelje duhet të shkojnë përpara drejtësisë”

Rama i bën të qartë ministrit teknik se ai nuk mund të dalë mbi Kryeministrin.

“Qeveria shqiptare ka një Kod Sjelljeje, të miratuar me VKM, qysh në mbledhjen e saj të parë dhe asnjë ministër, qoftë politik a teknik, qoftë në ikje a në ndenje, nuk mund ta shkele këtë Kod, i cili përcakton qartë se qeveria nuk është një grup individësh që veprojnë në kokën e tyre, po një skuadër që drejtohet nga Kryeministri dhe funksionon mbi bazën e parimit të thjeshtë të aprovimit paraprak nga Kryeministri, të veprimeve administrative apo komunikimeve të ministrave me publikun”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...