Published On: 12 Shtator, 2017

Rakiq: Asociacioni themelohet shpejt, qeveria Haradinaj varet nga Lista Srpska

Lista Serbe është e fuqishme dhe prej saj varet qeveria në Kosovë, ka thënë kryetari I Listës Goran Rakiq, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, RTS.

“Nuk do të shantazhojmë, nuk do t’ua fusim gishtin në sy shqiptarëve, por do të jemi një gur në këpucë për ta, që t’ia rikujtojmë Prishtinës detyrimet që ka”, ka thënë Rakiq.

Ai ka thënë gjithashtu se mund të garantojë “100 për qind se Asociacioni i komunave të banuara me shumicë serbe do të formohet së shpejti”.

“Ky ka qenë kushti ynë, por njëkohësisht është edhe detyrim ndërkombëtar. Prishtina obligohet me Marrëveshjen e Brukselit, nënshkruese e së cilës është, që sa më parë të mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë Rakiq.

Lista Serbe përfaqëson serbët e Kosovës në qeveri dhe Kuvend.

Në kuadër të marrëveshjes për formimin e qeverisë së Kosovës, e cila mori bekimin e Kuvendit të shtunën më 9 shtator, Listës Serbe i janë ndarë tri ministri.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...