Published On: 25 Gusht, 2017

Raiola: Ky është lojtari ideal për ta zëvendësuar Neymarin

  • Raiola beson se Insigne është lojtari ideal për ta zëvendësuar Neymarin.

Barcelona tashmë ka transferuar zëvendësuesin e Neymarit. Ai është sulmuesi i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, i cili u ble për 105 milionë euro plus 40 të tjera bonuse.

Por, Mino Raiola, që së fundmi u raportua se është bërë agjent i Lorenzo Insignes, thotë se anësori italian do të ishte zëvendësuesi ideal i Neymarit, që u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro.

“Insigne është lojtari ideal për ta zëvendësuar Neymarin dhe i vetmi që mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Neymari për shkak të cilësive dhe karakteristikave që posedon”, u shpreh Raiola.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Barcelona tashmë ka tentuar të transferojë italianin, por Napoli ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurove nga Blaugranët. /Gazeta Express/

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...