Published On: 22 Nëntor, 2016

Qytetarë! Vetëdijesohuni për peshën e votës Suaj!

 

Shkruan: Dr.Fadil Maloku

1. Ikonografia dhe folklorizmi i “fushatave”të praktikuara dhe të dizajnuara, në vazhdimësi në pothuajse të gjitha zgjedhjet lokale dhe nacionale kosovare, përmes NDEJAVE NËPËR ODA, duhet të FLAKET tash e tutje! Për shkak se kjo mënyrë e “komunikimit” dhe mobilitetit social, në kohën e revolucionit teknologjik, është më shumë një bastardim dhe çoroditje e modelit qeverisës, se sa afirmim dhe përmirësim i statusit social dhe ekonomik të qytetarit!

2. Vota, duhet të kërkohet, arsyetohet dhe dëshmohet vetëm duke u përditësuar në jetën sociale dhe atë ekonomike. Ndryshe, ajo humb peshën specifike, rendësin dhe vokacionin e saj në një vend demokratik.

3. “Fushatat”, në formë të NDEJAVE NËPËR ODA, u kuptua dhe u verifikua empirikisht në të gjitha zgjedhjet e mëhershme se nuk dha e as nuk ofroj: a. As CILËSI qeverisëse lokale, sepse u dëshmua se votat qytetare nuk shkuan në interes publik, por, kryesisht në xhepat e klaneve të ngushta të lidhura me grupe mafioze dhe korruptive… b. As GARANCI, në rritjen e mirëqenies qytetare nëpër komuna ku u testua dhe sprovua kjo mënyrë e animimit qytetar (lexo: lotimit), sepse, agjendat e pretendenteve për kryetar komunash nuk janë ne koherence me zhvillimet, kërkesat, synimet e kontingjenteve te reja (30 mijë të rinj, për çdo vit fitojnë të drejtën e votimit!) votuese c. As PROVA të duhura se po ndërtojmë shtet, demokraci e sovranitetit të Kosovës. Aq me keq kur procesi i shtendërtimit fillon pikërisht në nivelin lokal, ku testohen aftësitë dhe mobiliteti qytetar i një vendi.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...