Published On: 24 Gusht, 2017

Qeveria VMRO-BDI ka përgjuar ministrat nga Shqipëria dhe Kosova, pse po heshtet?!(VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka konfirmuar se në mesin e “bombave” gjenden edhe biseda të incizuara të funksionarëve nga Shqipëria dhe Kosova.

Në intervistën e dhënë më 9 Mars të viti 2017 në emisionin ‘Shqip’ të Top Channel, Zaev ka thënë se megjithatë nuk do të publikojë këto biseda, raporton Almakos.

“Kryesisht janë biseda mes funksionarëve. Për shembull janë incizuar biseda të ministrave shqiptarë nga Maqedonia me kolegë të tyre nga Shqipëria dhe Kosova. Mua më vjen keq që ka ndodhë një gjë e tillë në vendin tim, mirëpo nuk do të isha i sinqertë sikur mos të tregoja se kjo ka ndodhur. Megjithatë ato biseda nuk do të publikohen”, ka thënë mes tjerash Zaev.

Përgjimi i funksionarëve të një vendi nga një shtet tjetër konsiderohet ndër incidentet më të rënda diplomatike, por çuditërisht as Tirana as Prishtina nuk reaguan asokohe me asnjë masë diplomatike ndaj Maqedonisë.

Ja biseda e publikuar asokohe nga LSDM mes Thaçit dhe Metës

Thaçi: Mos po të pengoj?

Meta: Jo, jo. Tani e pash. Kërkoj falje, sepse tani e pash. (paraprakisht Thaçi i ka dërguar një mesazh). Si je?

Thaçi: Mirë, mirë. Të shtunën do të organizoj një manifestim modest dhe kam dëshirë që të vish. E kam ftuar vetëm Daut Haradinajn dhe ty. Ke mundësi të vish?

Meta: Në Tetovë?

Thaçi: Po, po, rreth orës 16:00. Nuk do të ftoj askënd tjetër. Kam dëshirë të vish.

Meta: Do të vij patjetër, do të lë të gjitha obligimet tjera.

Thaçi: Faleminderit shumë. Domethënë të shtunën, ora 16:00.

Meta: Mirupafshim.

Kronikë nga tv Shtatët publikuar më 29 Prill të vitit 2015:

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...