Published On: 2 Gusht, 2017

Qeveria përsëri hynë në borxh të ri, merr hua 34.3 milionë euro

  • Ministri i Financave në detyrë Avdullah Hoti dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli, kanë nënshkruar sot dy Marrëveshje për Kredi në vlerë të përbashkët prej afro 34.3 milionë Euro për realizimin e dy projekteve, që synojnë zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë., njofton kumtesa ministrore.

Me këtë rast, Hoti theksoi se pas kompletimit të të gjitha procedurave ligjore, sapo nënshkruam me Bankën Botërore dy Marrëveshje për Kredi për realizimin e dy projekteve të identifikuara si prioritare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Projektin për Konkurrueshmërinë dhe Gatishmërinë për Eksport dhe Financimit Shtesë për Projektin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

“Projekti i parë ka për qëllim avancimin e legjislacionit për tregti si dhe krijimin e një ambienti të përshtatshëm për eksporte me standarde ndërkombëtare. Realizimi i Projektit në fjalë do të ndikoj drejtpërdrejtë në rritjen e konkurueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve që eksportohen/ofrohen nga tregu i Kosovës”, shtoi Hoti.

Ndërsa, sa i përket Marrëveshjes së dytë Hoti bëri të ditur se kjo marrëveshje ka të bëjë me sektorin e bujqësisë dhe ka për qëllim vazhdimin e financimit për grantet e bujqve, si dhe për rehabilitimin e kanaleve në Skemat e Ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini. Objektivat e Projektit janë që të ndihmojnë MBPZHR që të përmirësojë produktivitetin dhe qasjen në tregje, të përfituesve të Projektit në nënsektorët e hortikulturës dhe blegtorisë në Kosovë, si dhe të konsolidojë kapacitetin institucional të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Të dyja marrëveshjet kanë vlerën afro 34.3 Milionë, ndërsa kohëzgjatja 25 vite maturitet, ku 5 vite janë grejs periudhë, kurse 20 vite janë amortizim me 40 këste gjysmëvjeçare. Norma e Interesit: 0.45% në shumën e tërhequr, Tarifa e Shërbimit: 0.75% në shumën e tërhequr, si dhe Tarifa e Zotimit: 0.5% vjetore në shumën e pa-tërhequr”, shtoi Ministri Hoti.

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, u fokusua në kontributin e projekteve të reja për bërjen e rritjes ekonomike të Kosovës të bazuar në produktivitet më të lartë brenda vendit dhe me konkurrueshmëri më të lartë jashtë vendit.

Dy kreditë janë dhënë nga Asociacioni Ndërkombëtar (IDA) për Zhvillim i Grupit të Bankës Botërore. Kosova është ende përfituese e financimit koncesional (të butë) nga IDA, që jipet me kushte koncesionale, me normë interesi zero ose afër zeros, si dhe me periudha të gjata të kthimit të kredisë.

Marrëveshjet pas aprovimit në Qeveri, do të procedohen për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...