Published On: 19 Maj, 2017

Qeveria gjermane: Misionarët arab po e përhapin vehabizmin në Kosovë

  • Qeveria e Gjermanisë ka thënë se grupe misionare nga Arabia Saudite po e përhapin në Kosovë vehabizmin, versionin ultrakonservator të islamit, raporton AP-ja.

Si përgjigje në një pyetje të ligjvënësve opozitarë, Qeveria ka thënë se predikuesit e përkrahur nga Arabia Saudite janë aktivë në Kosovë, e cila në raportimin e AP-së përshkruhet si një vend i vogël me shumicë myslimane në Evropën Juglindore.

Qeveria gjermane thotë se donator nga Arabia Saudite dhe vende të tjera të Gjirit po ashtu po financojnë edhe komunitetet islamike në Kosovë. AP-ja më tutje shton se Kosova “është një burim domethënës i luftëtarëve të huaj për grupet siç është Shteti Islamik”.

Por, Qeveria gjermane tutje ka theksuar se në Kosovë nuk duket se ekziston një “lëvizje e gjerë nga interpretimi tradicional liberal i islamit drejt interpretimit vehabist”.

Deputetja e Partisë së Majtë, Sevim Dagdelen, tha të mërkurën se ishte “skandaloze” që predikuesit sauditë të vijës radikale ishin aktivë në Kosovë para syve të paqeruajtësve perëndimorë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...