Published On: 11 Janar, 2017

Qeveria britanike pret që ta humbë betejën ligjore për nisjen e procesin për shkëputje nga BE-ja

Qeveria britanike pret që ta humbë betejën ligjore për fillimin e procesit për shkëputje nga Bashkimit Evropian pa kaluar përmes parlamentit, si dhe ka hartuar versione të një projekt-ligji të cilin do ta paraqesë para ligjvënësve pas vendimit të gjykatës, raporton gazeta britanike “The Guardian”.

Gjykata Supreme pritet që ta marrë vendimin në dy javët e ardhshme nëse qeveria mund t’i japë shkas Artikullit 50 të Traktatit të Lisbonës të Bashkimit Evropian, i cili është hapi i parë formali për largim nga BE-ja, pa e marrë aprovimin e parlamentit së pari, transmeton Express.

Duke cituar burime të paemëruara, “The Guardian” ka raportuar sot se ministrat e kanë pranuar privatisht se ka shumë mundësi që ta humbin këtë rast, si dhe i kanë hartuar të paktën dy versione të një projekt-ligji që do të prezantohet në parlament pas vendimit të gjykatës.

Po ashtu, qeveria i ka kërkuar gjykatës që ta kuptojë vendimin para se ai të bëhet publik, në mënyrë që të mund të bëjë planifikim urgjent./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>