Published On: 18 Maj, 2016

Qarje në koalicionin e “elefantëve”, Kilaj i PDK-së e akuzon Hotin e LDK-së për pasiguri në qeverisje

Kanë vazhduar përplaset në mes ministrit të Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësministrit Isni Kilaj.

Kilaj që është nga PDK-ja, po akuzon ministrin Hoti, që është nga LDK-ja, për shkelje të ligjit për mos ndërrimin e pozitave në Administratën Tatimore, raporton Indeksonline.

Sipas Kilajt Hoti është duke anashkaluar ligjin për zbatimin e vendimeve të gjykatës. Zëvendësministri Kilaj thotë se Hoti nuk ka zbatuar asnjë vendim as të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për kthimin në punë në pozitat paraprake për disa zyrtar të ATK-së të larguar.

“Ministri I Financave Avdullah Hoti po anashkalon zbatimin e Vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ministri i Financave Avdullah Hoti nuk ka zbatuar asnjë Vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës për kthimin në punë në pozitat paraprake për disa zyrtar të ATK-së të larguar padrejtësisht nga ish ushtruesi i detyrës së Drejtorit të ATK-së Nait Sharku si të; Bekim Gashi,Blerim Hamiti, Halide Pireva, Diamanta Skenderi, Shaqir Totaj,Valdet Bektashi etj. Vendimet e këtij Këshilli janë obligative për të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës por jo edhe për Ministrin Hoti”, ka thënë Kilaj, raporton Indeksonline.

Kilaj konsideron se Hoti ka krijuar pasiguri dhe pakënaqësi te zyrtarët e Ministrisë së Financave, por edhe pasiguri në mes të koalicionit.

“Por më e rënda është se as Vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk janë obligative për Ministrin Hoti. Gjykata Themelore në Prishtinë me Vendimet e datës 04.05.2016 /Nr.07-06-1279,78…/ka kthyer në punë në pozitat paraprake ish zyrtarët në Departamentin e Tatimpaguesve të Mëdhenj: Bekim Gashi, Blerim Hamiti, Halide Pireva e Diamanta Skenderi. Por Vendimet nuk janë implementuar.

Ky veprim i Ministrit Hoti ka krijuar pasiguri dhe pakënaqësi te zyrtaret në Ministrinë e Financave por edhe një pasiguri qeverisjeje të partnerëve të koalicionit pasi që kjo po bëhet në baza partiake”, ka thënë Kilaj./Indeksonline/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...