Published On: 15 Qershor, 2017
Bota |

Putin pyetet nëse do të garojë përsëri për president, kjo është përgjigjja e tij

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të drejtpërdrejt sot kur është pyetur nëse do të jetë president i Rusisë edhe pas vitit të ardhshëm, duke thënë se vetëm qytetarët rusë duhet të vendosin se kush duhet të jetë pasardhësi i tij.

“Ende jam duke punuar,” ka thënë Putin gjatë një seance pyetje-përgjigje me qytetarët rusë, duke iu përgjigjur pyetjes se kë do ta zgjidhte si pasardhës të tij, transmeton Express.

“Dua të them se votuesi, qytetarët rusë duhet të vendosin për këtë,” ka thënë Putin.

Ai ka thënë se presidenti i vendit gjatë mandatin të ardhshëm duhet t’i rrisë të ardhurat e qytetarëve.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen vitin e ardhshëm./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...