Published On: 11 Tetor, 2017
Bota |

Putin merr qenush të veçantë për ditëlindje nga presidenti i Turkmenistanit (VIDEO)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, një adhurues i qenve, e ka marrë një qenush të racës së veçantë si dhuratë për ditëlindje nga presidenti i Turkmenistanit, Kurbanguly Berdymukhamedoy, i cili është i etur t’i rikthejë tregjet e humbura turke për gazin turkmen.

“E kemi një mik të përbashkët – ky është qeni i veçantë alabai. Sot, solla me vete këtë alabai të vogël”, tha Berdymukhamedov para bisedimeve me Putin, transmeton Express.

Putin, i cili festoi ditëlindjen e 65-t më 7 tetor, e mori qenushin e quajtur Verny që në shqip ka kuptimin “besnik” dhe e puthi në ballë.

Alabai është qen shtëpiak turkmen i llojit të qenit bari të Azisë Qendore. Bashkë me qilimat e punuar me dorë dhe kuajt e lashtë Akhal Teke, ky qenush është edhe zyrtarisht pjesë e trashëgimisë nacionale të Turkmenistanit.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...