Published On: 26 Tetor, 2016

Pushtimi serbë i Medvegjës

 

Shkruar: Drita Jashari

 

Sipas statistikave  të  Serbisë,  nën   Serbi, pra edhe  në  Luginën e Preshevës  që ndodhet  ende  nën  okupimin e Serbisë,  jetonin në vitin 1991,  74.303 Shqiptarë, derisa në vitin 2002, jetonin 61.647 Shqiptarë,[1] ndërsa  në vitin 2011, jetonin  5.809 Shqiptarë!

Derisa askush pos  shovenistët  serbë, nuk  pajtohen me këto  shifra, pasi janë  shifra  qëllimisht të orkestruara, për  spastrim etnik të  Shqiptarve. Derisa në  vitin 1991, Shqiptarë  llogariteshin në mbi 120.000  në  Luginë  të Preshevës. Ndërsa   regjistrimi i vitit 2011, ishte  bojkotu plotësisht.

Lugina e  Preshevës, përpara se të  pushtohej  nga  Mbretria e Serbisë, ishte   territor i pushtuar   si gjithë  territori i Gadishullit Ilirik( Ballkanik), nga Perandoria Osmane. Me lindjen  e shteteve   ballkanike,   në këtë  rast edhe  me  lindjen e  shtetit të Serbisë, i’u kanos  rreziku Trojeve  Shqiptare. Njejtë  ndodhi edhe  me  Luginën e  Preshevës.

Mbretria e Serbisë, nga pasvitet  1867, filloi të rrezikonte  trojet  Shqiptare  të   Sanxhakut të  Nishit, e  më gjerë.

Mbretria serbe,   lidhi   marrëveshje  me  Mbretrinë  Greke,  më 26 korrik 1867,  i njohur si Traktati i Vëslaut,[2] kundër  Perandorisë Osmane të  luftonin, derisa  Trojet  tona  mbaheshin të okupuara  nga  kjo perandori. Kjo marrëveshje  parashihte  edhe  cënimin  e  integritetit  të  Trojeve  Shqiptare, ku Serbia  kërkonte  të  merrte  të  ashtuquajturën  “Serbi e  vjetër” ( ku  e përfshinin edhe  tërë  territorin  e Luginës së Preshevës,  por edhe  Kosovën  dhe  Iliridën-Maqedoninë).[3] Në shkurt  1868,  nënshkruan edhe Konventën  Ushtarake.[4]

Mbretria Serbe,  më 13 dhjetor 1877 dhe  5 shkurt 1878, të  mbështetura nga  Rusia, si udhëheqëse Pansllavike, e që  nga 3 marsi 1878 i’u  bashku edhe  Mali i zi, derisa  Rusia në  Transkaukaz si dhe  në  Ballkan luftonte  kundër  Perandorisë  Osmane, njihet   si fillimi i Rrezikut  për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Forcat  serbe,  morën  territoret  Shqipëtare të Sanxhakut të Nishit, e deri në  Vranjë.[5]

Edhe pse  Austro-Hungaria  me Rusinë  kishte  bë  një  marrëveshje të  fshehtë, për  ndarjen e   zonave  të  influencës  në  Ballkan, më  8  korrik  1876, ( Marrëveshja e Reichstadt).[6] Këtu  trajtohej për herë të parë  çështja  Shiqptare, Rusia  tërësisht  mohonte   qenësinë  Shqiptare,  derisa  Austro-Hungaria plotësisht  kundërshtonte  këtë.[7] Kjo  marrëveshje  është  plotësu edhe  me  Marrëveshjen  sekrete   të  Budapeshtit,[8] e që po ashtu ishte  plotësu  më pas  edhe  me  një  marrëveshje tjetër

shtesë të  18 mars 1877, ku theksohej që  Austro-Hungaria  do duhej të   qëndronte  neutrale në  luftën  Ruso-Turke, kurse shpërblim  do mund ta  merrte  Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa  Sanxhaku i Novi Pazarit do të  rregullohej  me një  marrëveshje të  veçantë. Në këtë  rast Austro-Hungaria, garantonte që s’do  cënonte  Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të  cilat  Rusia i kishte  si satelitë të saj. Si kusht shihej që  nëse do  prishej plotësisht  Perandoria Osmane, do bëheshin të  pavarura Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria.[9] Kjo luftë  mbaroi me  gjunjëzimin e  Perandorisë Otomane, e që  u nënshkru  Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878, ku nga Rusia u kriju  Bullgaria e Madhe.[10]

Traktati i Shën  Stefanit, i jepte  Serbisë edhe  territore Shqiptare si Sanxhakun e  Nishit, e deri në  Vushtrri- Mitrovicë, ku përfshihej edhe   Medvegja, sipas nenit 3.[11]

Derisa Bullgaria sipas këtij Traktati, do  merrte Preshevën  dhe  Bujanovcin, siç thuhet në nenin 6 të këtij  traktati.[12]

Fuqitë  e mëdha Europiane, ishin të  pezmatuara nga ky zgjerim influence e Rusisë në  Ballkan, nga kjo thirrën  Kongresin e  Berlinit që do dal edhe  Traktati i Berlinit.[13]

Konferenca Ndërkombëtare  e Londrës, e marsit 1877, fare  nuk  e shqyrtoi  çështjen  Shqipëtare si komb i  veçantë! Por që vetëm e  rregullonte  Bullgarinë, e cila  përfshinte edhe territoret  Shqipëtare(Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin).[14]

Bashkimi i Shqiptarve,  në qëllimin për  arritjen e objektivave  politike, doli në shesh  vetëm  pas  formimit të Komitetit të Janinës, maj 1877. Ku e udhëhoqi  Abdyl Frashëri,    biseduan  me  Greqinë, që të  krijonin  aleancë- në krijimin  e shtetit të  përbashkët  Shqiptaro-grek, e cila nuk u arritë shkaku i  qëllimeve ekspansioniste  greke. Nga  ky  rast lindi  Objektivi Kombtar Shqiptar për  Çlirim të  Kombit Shqipëtar- e që jo pak  u kundërshtu dhe luftu( veçmas nga turkofilët)!

Më 18 dhjetor 1877, në  Stamboll, u kriju Komiteti i Stambollit( Komiteti Qendror për  Mbrojtjen e të  Drejtave të Kombësisë Shqiptare), ku  kërkesa kryesore ishte një  shtet  Shqipëtarë nën  vasalitetin  e Sulltanit. Shtetet  kombtare  të  Ballkanit, tashmë ishin  formu, si  Greqia,  Serbia, Mali i Zi etj ( këto dy të  fundit  do u njihej  ndërkombtarisht  Pavarsia me Kongresin e  Berlinit).

Derisa më 13 qershor 1878,  në Berlin do mbahej  Kongresi i Berlinit, 3 ditë përpara në Prizren  u formu Lidhja e Prizrenit,[15] në të  cilin u miratu dy akte  vendimtare: Kanuni- Kararnameja (Akti i Vendimeve) dhe  Talimati( Urdhëresa), më 17 qershor 1878.[16]

Neni 1 i Kaunit, theksonte se qëllimi i Lidhjes  së Prizrenit ishte  mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane. Në nenin 2 thuhej  që Lidhja e Prizrenit do e luftonte  çdokë që do përpiqej ta  dobësonte  autoritetin e qeverisë osmane![17]Mirëpo në nenin 6, theksohej që  Lidhja e Prizrenit   kundërshtonte vetëm lëshimin e  tokave Shqiptare. Nga 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u zhvillu  Kongresi i Berlinit, ku  merrnin pjesë Fuqitë  e Mëdha: Britania e Madhe,  Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane,[18] dhe  4 shtetet  ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi,[19] derisa Shqipëtarët nuk përfaqësoheshim, edhe pse dërguan  me dhjetra peticione.[20] As  Bullgaria nuk  përfaqësohej edhe pse Rusia kërkonte që të merrte pjesë![21] Kongresi i   Berlinit nuk mori parasysh aspak të drejtat  e  popujve, por trajtoi-pajtoi  vetëm  interesat  e Fuqive të Mëdha, ku  Gjermania e  mbështeste  Austro-Hungarinë,  Britania, Austro-Hungaria   tentonin ta  minimizonin  influencën  ruse në Ballkan, ndërsa  Franca dëshironte  vetëm izolimin e Gjermanisë, kurse  Italia dëshironte  zvogëlimin e  influencës së Austro-Hungarisë në  Ballkan.[22]

Traktati i Berlinit  në  aspektin juridik, mbetet   bazamenti i vetëm  mbi të cilën   Serbia  okuptoi dhe  deri më sot  administron  kolonin, pra  Medvegjën dhe pjesët etnike Shqiptare  të Sanxhakut të Nishit e deri në Vranjë. Sipas këtij  Traktati, në nenin 1,   Bullgaria mbetej nën  vazalitetin e  Sulltanit, por me qeveritarë të krishtere dhe  milici kombëtare. Nenin 2, definonte  territori i Bullgarisë, i cili u zvogëlu, krahasuar me territorin që kishte   nga Shën Stefani-e që nuk e përfshinte Luginën  e Preshevës dhe as territore të tjera Shqipëtare![23] Neni 26, i njihte  Pavarësinë Malit të zi.Neni 35 rregullonte të  drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa në  nenin 36 kufizohej  territori i shtetit serbë, i cili ishte   zgjeru disafish, që përfshinte  brenda saj edhe malet  e Kopaonikut, lumin Ibër dhe Sitnica deri edhe  Medvegjën. Derisa  Bujanovci dhe Presheva  ende  mbetën  nën  okupimin Osman, e që  kufiri me Serbi ishte  matan  Bujanovcit tek  Mali Shën Ilia![24] Ndërsa në nenin 39,  trajtohej  çështja e pronësisë së muslimanve në territoret  e okupuara nga  Serbia,[25] e që në asnjë  rast  nuk  trajtohej  aspak  çështja, territori, prona, kërkesat  politike etj  të Shqiptarve!

Sanxhaku i Nishit, Vranjës, Leskocit, etj  i ishin  dhënë  Bullgarisë, derisa në Kongresin  e Berlinit, këto i’u  falën  Mbretrisë së Serbisë.[26]

Nga ky çast i Historisë, rrodhi  tragjedia  për   komunën e  Medvegjës, e cila  deri më sot  mbetet  e robëruar nga Serbia, e që  bashkëvuajtëse me të  ishin edhe  Sanxhaku  i Nishit, Piroti, Leskoci, Kurshumlia, Prokulpa, Jabllanica, Vranja, Vllasina,  etj, prej të cilave u zhdukën   Shqiptarët!
Me këto  akte  gjenocidi, krime  lufte,  spastrimi etnik, masakrat,  njihen si  institucione  juridike, që  do lindin  më pas, e  që  e  tërë  bota  do i  përdorë në komunikime dhe   çështje  juridike.

 

Më: 26.10.2016

 

[1] Statistikat serbe. http://www.stat.gov.rs/zip/esn31.pdf faqe 1,

[2] Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.

[3] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe111.

[4] Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.

[5] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe.133.

[6] Po aty.

[7] Po aty faqe 134.

[8] Po aty faqe 136-137;

[9] Po aty  faqe 137,

[10] Po aty  faqe 146,

[11] http://pages.uoregon.edu/kimball/1878mr17.SanStef.trt.htm#serbia

[12] http://pages.uoregon.edu/kimball/1878mr17.SanStef.trt.htm#bulgaria

[13] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe146-147.

[14] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 138,

[15] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 153,

[16] Po aty faqe 156-161,

[17] Po aty  faqe 158,

[18] http://staff.lib.msu.edu/sowards/balkan/lect10.htm

[19] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 161,

[20] Po aty.

[21] Sovereignty: Organized Hypocrisy. Krasner, Stephen D. (1999).Princeton University Press, faqe  165

[22] Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 162,

[23] http://archive.thetablet.co.uk/article/20th-july-1878/11/the-treaty-of-berlin

[24] Po aty,

[25] Po aty,

[26] Po aty,

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...