Published On: 15 Qershor, 2017

Punonjësi social mëson nxënësit shqiptar të luajnë ‘Balenën Blu’, loja që po merr përmasa të frikshme

Pas alarmit se loja vdekjeprurëse ‘Balena Blu’ ka mbërritur në Shqipëri, ku dje u raportua se një vajzë nga Gjirokastra kishte rënë pre e saj dhe kishte 10 ditë pa ngrënë, janë shtuar denoncimet. Në redaksinë e Tabloid.al ka mbërritur ky mesazh përmes faqes së Facebook nga një qytetare e terrorizuar.

Motra e saj vetëm 16 vjeç i ka rrëfyer sesi në gjimnazin ku ajo studion ka shkuar një punonjës social për t’i folur rreth lojës së rrezikshme. Ai i ka siguruar adoleshentët se loja nuk të shtyn të vdesësh, por përkundrazi të forcon karakterin.

Nuk e dimë nëse punonjësi social është shprehur kështu prej injorancës apo është diçka e qëllimshme dhe rrjeti i administratorëve të kësaj loje është përhapur edhe në Shqipëri. Por është shqetësuese që një propagandë e tillë të bëhet ditën për diell në institucionet e arsimit. Ju ftojmë që kush ka më shumë informacione, të denoncojë sa më parë!

Kujtojmë që nga kjo lojë kanë kryer vetëvrasje 130 fëmijë në Rusi. Ndërkohë loja është përhapur me shpejtësi edhe në Ukrainë, Portugali, Spanjë, Britani, Francë. Së fundmi edhe në Shqipëri ku kurioziteti po i shtyn fëmijët dhe adoleshentët ta fillojnë lojën duke u futur në kurthin e ‘Balenës Blu’.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...