Published On: 30 Maj, 2017

Punë e kryer: Morata në Milan (Foto)

  • Morata duket gjithnjë e më afër Milanit

Alvaro Morata duket gjithnjë e më larg Real Madridit e më afër Milanit. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle “AS”, transmeton Gazeta Express.

Sipas AS, delegati i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli, do të udhëtojnë këtë të hëne në Madrid për të negociuar me Realin.

Pas e përfunduan sezonin në pozitën e gjashtë (Europa League), Mialni tashmë ka arritur marrëveshje personale me Moratan, i cili do të përfitojë tetë milionë euro në sezon në “San Siro”.

AS shkruan se Milani ka bërë gati 60 milionë euro për sulmuesin spanjoll, i cili është vetëm zgjedhja e dytë për Zinedine Zidane.

Trajneri francez preferon Karim Benzeman para Moratan dhe për këtë spanjolli nuk dëshiron të ulet në stol edhe sezonin e ardhshëm, që sipas Morata do t’i bashkohet shumë shpejt klubit italian.

Pavarësisht se ka luajtur më pak se Benzema, Morata ka shënuar më shumë gola, 20 dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit, pas Cristiano Ronaldos. /Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...