Published On: 18 Qershor, 2017

Puna që ofron 50 mijë paund në vit, por që të gjithë e refuzojnë

Në një fshat të vogël skocez afër kufirit me Anglinë një vend i lirë ofron punë shumë tërheqëse.

Një familje është e gatshme të paguajë rreth  50,000 paund në vit, me 28 ditët e pushimeve dhe festave, për personin, i cili pranon të jetojë në shtëpi dhe punojë si dado për dy fëmijët e moshës pesë dhe shtatë vjet.

Detyra është në thelb të kujdeset për fëmijët: t’u përgatisë atyre mëngjesin, t’i marrë ata në shkollë, t’i ndihmojë me detyrat e shtëpisë, etj.

Në njoftimin e postuar në faqen e Childcare.co.uk, familja e përshkruan shtëpinë e saj si një “të gjerë e të bukur, historike, shtëpia që ofron pamje spektakolare”.

Vetëm se ka një pengesë të vogël. Duket se në shtëpi është zbuluar një aktivitet anormal. Familja, e cila ka dhjetë vjet që jeton në këtë shtëpi, thotë se muret flasin.

Gjatë vitit të kaluar janë larguar dhjetë dado, e megjithatë ata pranojnë se personalisht, nuk kanë përjetuar ndonjë nga këto incidente.

A jeni gati që ta mposhtni frikën? Të duroni muret që flasin (të cilët i dëgjojnë vetëm personat e jashtëm dhe jo familjarët)? /shqipëriaime.al

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...