Published On: 25 Gusht, 2017

Pudra i shkaktoi kancer, kompania e njohur botërore dëmshpërblen gruan me qindra miliona dollarë

  • Pudra e “Johnson & Johnson” kur përdoret për higjenën femërore mund të shkaktojë kancer ovarian. Nuk është rasti i parë ai i një gruaje nga Los Angeles që është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit ovarian të shkaktuar nga pudra. Si pasojë e kësaj, kompania është urdhëruar t`i paguajë asaj 417 millionë dollarë dëmshpërblim.

Eva Echeverria nga Los Angeles pretendon se “Johnson & Johnson” nuk ka paralajmëruar konsumatorët për rreziqet potenciale që mund të sjellë pudra.

Ajo e ka përdorur pudrën e foshnjes përditë, që prej vitit 1950 e deri në vitin 2016 dhe u diagnostikua me kancer në vezore në vitin 2007.

Avokati i Echeverrisa-s, Mark Robinson tha se shpreson që vendimi i gjykatës do të bëjë Johnson & Johnson të vendosë paralajmërime shtesë mbi produktet e tij.
“Zonja Echeverria po vdes nga ky kancer. Ajo më tha që dëshiron vetëm të ndihmojë të gjitha gratë që kanë kancer ovarian nga përdorimi i ‘Johnson & Johnson’ prej 20 dhe 30 vitesh”,- tha Robinson.

“Johnson & Johnson” u gjobit me vlerën prej 417 millionë dollarësh, pasi në gjykatë u paraqitën prova që kompania ishte në dijeni të rreziqeve që shkaktonte ky produkt, duke përfshirë edhe kancerin në vezore.

Zëdhënësja e “Johnson & Johnson”, Carol Goodrich, në një deklaratë tha se kompania do të apelojë vendimin e jurisë sepse provat shkencore kanë mbështetur sigurinë e pudrës së foshnjes.

Por ky nuk ishte i vetmi denoncim kundrejt kësaj kompanie. Në muajin Maj, një grua nga Virginia, e cila u diagnostikua me kancer ovarian në vitin 2012, u dëmshpërblye me vlerën prej 110.5 milionë dollarësh. Ajo tha se sëmundjen ia shkaktuan produktet e kompanisë Johnson & Johnson që përmbanin pudër.

Përveç kësaj çështjeje, vitin e kaluar tri gjykime të tjera në St. Louis kanë patur rezultate të ngjashme, nga ku u morën dëmshpërblime prej 72 milionë, 70.1 milionë dhe 55 milionë dollarë.

Më shumë se 1,000 persona kanë ngritur padi të ngjashme, por vetëm disa prej tyre kanë fituar gjyqin dhe janë dëmshpërblyer me shuma më të ulëta.
Sipas Goodrich, “Johnson & Johnson”, është duke u përgatitur për të mbrojtur veten dhe pluhurin e tij të foshnjes në gjyqet e ardhshme në SHBA.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...