Published On: 16 Nëntor, 2016

Publikohet indeksi i vendeve të prekura nga terrorizmi, Kosova e 70’ta

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga terrorizmi është ulur për 10 %, në 29,376 raste në vitin 2015, sipas Indeksit të Terrorizmit Global 2016, duke përmbysur një trend katër vjeçar të ngritjes. Sipas radhitjes Kosova është në vendin e 70, duke lenë prapa Maqedoninë. Ndërsa Serbia është në radhën e 121’të.

Raporti i përvitshëm, i krijuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP), bazuar në të dhënat për Terrorizmin Global, të Konsorciumit Nacional për Studime të Terrorizmit dhe Reagim ndaj Terrorizmit (START), e po ashtu edhe burime të tjera, sjellin burimet më të plota për trendët e terrorizmit global.

Ky raport gjen se në nivel global, numri i vendeve të regjistruara me shifrat më të larta të vdekjeve në vitin 2015 u rrit në 23, gjashtë më shumë sesa numri paraprak më i lartë prej 17.

Vendet që përjetuan përkeqësime të dukshme në Indeksin e Terrorizmit Global përfshijnë Francën, Turqinë, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Tunizinë.

Kjo çoi në ndryshime të mëdha në radhitje krahasuar me vitin e kaluar dhe nëpërkeqësim të përgjithshëm tërezultatit në Indeksin e Terrorizmit Global, pasi këto rënie mbizotëruan përmirësimet në Nigeri dhe Irak.

Vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, gjegjësisht 21 prej 34 vendeve anëtare, përjetuan të paktën një sulm terrorist, me shumicën e vdekjeve të shënuara në Turqi dhe Francë.

Danimarka, Franca, Gjermania, Suedia dhe Turqia regjistruan shifrat më të larta të vdekjeve nga terrorizmi vetëm për një vit, që nga viti 2000. Më shumë se gjysma e 557 vdekjeve kishin lidhje me grupin terrorist ISIL, sulmet e të cilit në Paris, Bruksel dhe Ankara ishin në mesin e sulmeve më të tmerrshme në historinë e këtyre vendeve.

Ndikimi ekonomik global i terrorizmit arriti në mbi 89 miliardë dollarë në vitin 2015. Iraku ka vuajtur më së shumti pasojat ekonomike nga terrorizmi, duke arritur shifrën prej 17 % të Bruto Prodhimit Vendor në vitin 2015.

Pesë vendet me ndikimin e përgjithshëm më të lartë nga terrorizmi janë Iraku, Afganistani, Nigeria, Pakistani dhe Siria.

Në këto vende ndodhën 72 % e të gjitha vdekjeve nga terrorizmi në vitin 2015.

Më poshtë sjellim radhitjen e disa prej vendeve në Indeksin e Terrorizmit Global, ku shifra më e ulët tregon ndikimin më të madh nga terrorizmi: Iraku 1, Afganistani 2, Pakistani 4, Ukraina 11, Rusia 30, Irani 47, Taxhikistani 56, Bosnja dhe Hercegovina 62, Kosova 70, Maqedonia 78, Kirgizia84, Bjellorusia 86, Gjeorgjia 87, Kazakistani 94, Azerbajxhani 106, Armenia 108, Mali i Zi 117, Uzbekistani 117, Serbia 121, Moldavia 129, Turkmenistani 130.(REI)

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...