Debate Lajmi Levizes

Publicistja: Pashë burra të martuar duke bërë seks me njëri-tjetrin në plazh

Kimete Berisha është nga publicistet më të njohura në Kosovë. Në një status në rrjetin social Facebook, ajo tregon për “tmerrin” që ka kaluar gjatë pushimeve
Kam parë burra të martuar, që shkojnë me pushime me shokë dhe vendosën në shtretër martesor ka shkruar ajo në statusin e saj.

Me vesh të mi i kam dëgju klithmat e tyre matanë murit që ndante dhomat tona dhe kam qenë dëshmitare kur pronari i ka parë duke u puthur dhe i tmerruar i ka përzënë si ‘qentë me zhugë’ në sabah të ferkut, ndërsa ata kanë ikur kokë-ulur pa pyetur ‘pse’”, shkruan në statusin e saj ajo.

Më tej shkruan: “Po du me thënë se homofobët më të mëdhenj janë vetë homoseksualët, të cilëve u vjen inati ta pranojnë se janë homoseksualë. Më shumë se ne, ata duan për vete të jenë ‘burra’. Por, për shkak të familljes, rrethit dhe traditës, ata martohen dhe i marrin në qafë femrat.I di disa raste që kanë ndodhur nëpër Kosovë kur ‘si në filma’ gratë shqiptare i kanë zënë burrat e tyre duke i tradhëtuar ato me burra të tjerë. A mund të ketë ndjenjë më të trishtuar sesa ta zbulosh se burri yt e dashuron një burrë tjetër, ndërsa me ty është martuar vetëm sa për t’u dukur njeri ‘normal dhe familjar”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *