Published On: 31 Gusht, 2017

Psikopatët dhe psikopatitë politike?!

Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit lindin në shumicën e rasteve si qenie normale. Gjatë rrugëtimit jetësor njeriu pëson katarsisë për të mirë ose për të keq. Shumëçka mvaret nga rrethi ku jeton dhe vepron , si dhe nga edukimi familjarë. Në këtë proces jetësor në brendinë e qenies së njeriut formësohet struktura psikologjike e tij. Shumë njerëz bëhen personalitete ashtu si  edhe I ka hije njeriut , më kulturë dhe moral të nivelit të duhur . Njeriu I edukuar ka qëndrim parimor dhe funksionon te ai gjithçka konform moralit  dhe përgjegjësisë .Kur superegoja e tij fillon të atrofohet ai fillon të sillet në mënyrë abnormale duke e humbur edhe ndjenjën e përgjegjësisë dhe  të fajit për çdo sjellje dhe veprim. Ai  rebelohet, bëhet njeri konfliktuoz dhe i predisponuar për veprime devijante dhe destruktive. Edukimi I drejtë I bazuar në dashuri për tjetrin ndikon në formimin e drejtë të personalitetit të njeriut. Fëmijët të cilët edukohen pa këto komponente shkojnë kah atrofia dhe degjenerimi. Kjo temë kërkon shtjellim shumë të saktë nga njerëzit profesinal . Duket së një pjesë e mirë e të rinjëve nuk e kanë nivelin e duhur të edukimit  nga familja dhe rrethi ku jeton. Shumëçka ka degjeneruar në shoqërinë tonë dhe kjo është duke lënë pasoja edhe në psikologjinë dhe mënyrën e të jetuarit. Ky degjenerim më së shumti po theksohet në këtë klasë politike , e cila duket së shumica nuk e kanë pasur edukatën e duhur familjare, konformë sjelljes dhe veprimit normal  si premisë kryesore e ndërtimit të një personaliteti. Në shoqërinë bashkëkohore ku edhe funksionojnë normat e caktuara, duhet ditë të bëhen dallimet e sakta së cilat janë vlerat dhe jo vlerat. Problem fillon të bëhet kur shoqëria fillon të bie në gjendje depresive, ku sundojnë jo vlerat dhe dehumanizimi. Sjelljet dhe veprimet tona duhet të jenë konformë rregullave ligjore dhe moralit. Procesi i civilizimit ka treguar në nevojën e ndryshimit pozitiv, edhe pse ky proces bëhet ngadalë duke kaluar gjenerata të tëra. Për procese negative të mjaftueshme janë  vetëm dy gjenerata…

Të metat e njeriut komentohen edhe si pjesë psikopatike. E meta kryesore e njerëzve më predisponime psikopatike është jo komunikuese ne relacion më njerëzit tjerë. Të tjerët i sheh vetëm si objekte të pa rëndësishme karshi të cilëve nuk e lidh asnjë emocion. Të tjerët janë të rëndësishm për ta vetëm kur kanë ndonjë interes. Njerëz me predispozicione psikopatike janë kjo elitë politike në pushtet. Këta nuk  e kanë dert për dëmin e madh që janë duke ia shkaktuar shumicës. Nuk e kanë ndjenjën e fajësisë dhe nuk po pendohen për veprimet e tilla të dëmshme .Kjo elitë politike janë një grup I njerëzve konfliktuoz, janë njerëz të cilët synim e kanë futjen e frikës karshi popullit, për të vazhduar lojën e tyre psikopatike deri në fund. Këta nuk po shohin asgjë problematike në sjelljet dhe veprimet e tyre antishtet dhe antipopull. Gjithmonë gjejnë arsyetime për veprimet e tyre destruktive, për veprimet bizare, për veprimet shtypëse dhe tiranike. E zgjedhin mënyrën e komunikimit sipas dëshirës duke e mashtruar masën e gjerë çdo ditë e më shumë. Publikut të gjerë po i paraqiten si njerëz të ditur , së këta gjoja janë shpëtimtarët e shtetit. Këta janë fati jonë I keq, por edhe fati të cilin e kemi zgjedhë vet. Gjithçka që lihet në dorë të fatit nuk ka përfundim të mirë. Psikopatët dhe psikopatitë politike janë duke ia shtrënguar lakun në fyt gjithnjë e më shumë këtij populli…Athua deri kur ?!…

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...