Published On: 18 Qershor, 2017

Pse vetëm shqiptarët kushtëzohen

Shkruan: Hamdi Ndrecaj-PANTERI

Pse vetëm shqiptarët kushtëzohen për gjithçka që është edhe legjitime me konventa ndërkombëtare? Pse janë shqiptarët të cënuar nga kjo e drejtë? Pse faktori ndërkombëtar merr vendime selective, kur janë në pyetje shqipetarët? Që nga pushtimi bizantin, ai romak, turk dhe së fundi pushtimi serbo- grek, shqiptarët asnjëherë s’u pyetën as për gjërat më elemetare në trojet e tyre. Më 1878, Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh fare faktorin shqiptar. Konferenca e Versajit, Pakti i Shën Stefanit, Konferenca e Ohajos,Dhe ajo e Dejtonit. ku iu dha fund ish- Jugosllavisë së JBS, Marrëveshja e Rambujesë, ajo e Kumanovës ’99, Konferenca G7, pastaj më 2003 Marrëveshja pako e Ahtisarit, në asnjë nga këto, shqiptarëve nuk iu njoh e drejta as e minoritetit në EU dhe Gadishull. Pse gjithë këto padrejtësi?!!! A ka ardhë koha që në bashkëpunim me SHBA-të dhe NATO-n t’i themi njëherë e mirë JO të gjitha këtyre padrejtësive, sepse shqiptarët nuk munden edhe më tutje të viktimizohen për interesat e fqinjëve tanë në rajon, pushtuesve të tokave tona dhe Bashkësisë Europjane, duke na bërë urë lidhëse për stabilitetin Lindje-Perëndim, duke kaluar nëpër kurrizin e shqiptarëve. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, veçese qendrat e vendosjes të marin vendime relative dhe të drejta e jo një gjysmëdrejtësi selektive duke vënë shqiptarët, kombin më të vjetër në Europë dhe më gjerë, duke na vënë në sprovë padrejtësisht, duke na kushtëzuar për gjithçka. Është ky momenti i fundit që qendrat e EU-së në Bruksel dhe gjetiu, pëfshirë edhe OKB-në, të mendojnë ndryshe dhe të veprojnë ndryshe. Për t’u dhënë fund këtyre gjërave të turpshme në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar fqinjët tan[, përfshirë edhe sllavo- maqedonasit, kur dihet historikisht që shteti monstrum sllavo- maqedonas u krijua nga ish- Jugosllavia e Titos, së bashku me kombin e tyre të paqenë (artificial) vetëm për ta dobësuar faktorin shqiptar në Gadishullin Ilirik18.06 .2017.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...