Published On: 24 Tetor, 2016

Pse u prish me Ramën? Kokëdhima: Ai mbetet miku im, nuk e zhgënjej sa të jem gjallë!

Për Koço Kokëdhimën, marrëdhëniet e prishura me Kryeministrin Rama janë një çështje personale që nuk i përkasin tavolinave mediatike.

Ndonëse brenda të majtës njihet si miku i ngushtë i Ramës që u katapultua prejt tij në poltikë, Kokëdhima ngulmon të bëjë dallimin mes marrëdhënieve personale dhe atyre politike me Ramën.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, në studion e “Opinion” se “Pse u prish me Ramën?”, ish-deputeti deklaroi se “Rama është dhe do të mbetet miku i tij, ndaj të cilit do të mbetet gjithmonë besnik.”

“Këto janë çështje që nuk i përkasin tavolinave mediatike. Mos prisni të flas për raportet personale miqësore në studiot televizive, për sa kohë janë personale. Marrëdhëniet politike janë një çështje tjetër. Mendoj që nuk duhet të prisni që të flas për çështjet personale me Ramën dhe asnjë person tjetër. Mos prisni të jem i gatshëm të flas kundër miqve të mi”.

“Rama është miku im dhe do mbetet miku im. Unë jam njeri besnik dhe nuk zhgënjëj asnjë njeri në jetë dhe nuk do zhgënjej sa të jem gjallë asnjë mik. Mos prit që të bie në grackat e tua Blendi. Dëshironi të pyesni për marrëdhënie personale dhe nga ana tjetër më thoni pse refuzoj tju përgjigjem juve”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...