Published On: 20 October, 2016

Pse turkoshaku Naim Tërnava nuk kërkon azil në Turqi, por e shpall të bekuar asimilim e shqiptarëve në turq?!

 
Myftiu Naim Tërnava vazhdon me propagandimin e Turqisë si vendi i adhuruar për shqiptarët, dhe se shqiptarët duhet të jenë të lumtur, që Zoti ua ka dërguar një lider si Rexhep Taip Erdogan. Po, meqë shqiptarët duhet të jenë aq të lumtur, edhe pse pa shkolla në gjuhën shqipe, e vetmja pakicë, madje që realisht është një shumicë relative, pasi shkon nga 5-7 milionë, aq sa thuaja nuk kanë banorë rezident shqiptarë Kosova dhe Shqipëria, pa fakultete dhe pa institucione tjera, hipokriti Tërnava nuk zgjedh me shku atje azil vet, por i këshillon shqiptarët që të vazhdojnë të asimilohen dhe tjetërsohen në turq, edhe më tej.

Madje Tërnava, i cili pas luftës është bërë një milioner nga një varfanjak, me pasuri të patundshme të llojllojshme, shtëpi, banesa, vetura lloje-lloje, dhe kurrë i paketuar nga drejtësia për prejardhjen e pasurisë, dhe që në mandatin e tretë u zgjodh myfti, duke shkelur statutin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Mbi të gjitha ai sipas raportimeve dhe dëshmive në media, dyshohet se ka përvetësuar pas luftës disa qindra mijëra marka, pasi i kishte nxjerrë nga banka, dhe të nesërmen e kishte shpallur vjedhjen nga sefi i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ku ai ishte drejtor atë kohë. Po ashtu ka një dosje dëshmish, ku ai ishte i implikuar në ngacmime të nxënëseve të Medresesë në Prishtinë.

“Këto sulme, në të njëjtën kohë synonin qe t’i shkëpusnin marrëdhëniet e Turqisë me botën. Para se të gjithash, ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”, ka thënë Tërnava.

Ai madje ka shkuar aq larg sa ka marrë pjesë në samitin e klerikëve myslimanë nga Evropa dhe Azia, ku pjesëmarrësit e kanë dënuar tentimin e grusht-shtetit dhe e kanë quajtur terroriste organizatën e Fetullah Gulenit. SHQIPTARI.EU

 

Loading...
 
Displaying 3 Comments
Have Your Say
  1. Populli servil i kosoves vetem rrin,hesht dhe shikon.Populli frikacak i kosoves nuk ngrihet
    e vetem me opinga ta godasi e ta perplasi pertoke si nje kelysh qeni te gjetur ne rruge.
    Populli kosoves qe veten po e quan shqiptar apo kosovar nuk mund ta quaj veten turk.
    Perndryshe le ti mledhi stelat,ti ngarkoje ne shpine e te niset per ne anadoll bashke me kete
    faqezi qe nuk ka vend ne trojet shqiptare.Ai po kerkon ENVER HOXHEN qe ta kalbi perjete
    neper burgje siç i kalbi hoxhallaret e ndyre qe ne 1967.Po ju çfar prisni more kosovar!!!!!!

    Reply
    Pelqej(1) Nuk Pelqej(0)
  2. fery says:

    Kend e kemi.kryetar te veteshpallur te BIK-ut edhe shume mire i kemi punet. “Paraja deperton edhe aty ku burgija nuk shpon “.thote nj fjale
    Sulltan Naimi vete na tregoi se eshte paguar per te fole ashtu si foli sepse dinjiteti i tij ,me vete faktin se ka nderhy personalisht ne ndrrimin e kushtetutes se BIK-ut per tu ule se treti here ne ate kolktuk dhe karakteri i tij , eshte ne nivele shume te dyshimta andaj , mjere na mjere kend e kemi ne krye te BIK-ut

    Reply
    Pelqej(4) Nuk Pelqej(1)
  3. dauti says:

    Pse te kerkoje azil ne Turqi, kur ky njeri eshte vendosur perjetesisht kryetar I Bik-ut. Beri c’beri, rrotulloi cdo gure dhe pas dy mandateve, me ndihmen e sahanlepiresve, lakejve, servilve, puthadoreve ndryshoi Kushtetuten e BIK dhe tani ai eshte kryetar pa mandat, sikur sulltanet e dikurshem. Askund ne bote ai se ka ma mire se ketu ne Kosove, adkund ne bote pervec Korese se Veriut ai nuk mund te zgjedhet ne ndonje post perjetesisht. O Allah, na mbroj nga te tillet !

    Reply
    Pelqej(4) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...