Published On: 26 Gusht, 2017

Pse Ramushi dhe Albini nuk duhet të zgjidhen kryeministër të Kosovës?

Shkruan: Nehat Hyseni

Ekstremizmi dhe radikalizmi i pashembulltë i përdorimit të dhunës, si mjet dhe mënyrë për marrje të pushtetit, në Kosovën e pasluftës ishte praktikë e “krahut të luftës”, dmth PDK-së, AAK-së dhe Nismës, që formuan koalicionin parazgjedhor PAN, për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017. Numri i vrasjeve politike, dhunimeve dhe atentateve e shantazhimeve të tyre ishte tejet i madh. Mjerisht, shumica prej atyre akteve kriminale e makabre mbetën edhe sot e kësaj dite të pazbardhura dhe vrasësit e kriminelët, si dhe porositësit e tyre, mbetën të lirë dhe të pandëshkuar. Ata nuk hezituan që t’i kurdisin atentate të shumëta madje as Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Pra, viktimë e dhunës dhe kreve të tyre makabre ishin kryesisht deputetët dhe aktivistët më të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, sa duket, filozofinë dhe mendësinë e përdorimit “revolucionar” të dhunës, që sipas doktrinës marksiste-leniniste-staliniste, paraqet rrugë të vetme për marrje të pushtetit, e aplikuan skajshmërisht edhe Lëvizja Vetëvendosja. Kurse, viktimë e tyre ishin gjithashtu aktivistët e LDK-së dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Por, shumë herë u sulmua egërsisht dhe u dëmtua seriozisht edhe prona shtetërore dhe ajo private, sidomos gjatë protestave dhe demostratave të tyre shkatërrimtare. Përmasat e kësaj dhune ishin të paimagjinueshme, duke mos kursyer fare as sallën e Kuvendit të Kosovës, me hedhjen e gazit lotësjellës dhe duke e sulmuar fizikisht dhe duke e gjuantur me vezë dhe me gjëra të forta edhe kryeministrin Isa Mustafa. Pra, mund të konkludojmë se PAN-i dhe Vetëvendosja ishin parti politike të dhunëshme, që dëmtuan rënd skenën politike vendore dhe imazhin demokratik të Republikës së Kosovës në botë. Prandaj, tani kur kemi krizë politike dhe bllokadë institucionale që është shkaktuar nga pamundësia e zgjedhjes së Kadri Veselit, kryetar të Kuvendit për shkak të mungesës së votave dhe “vijave të kuqe” të LAA-së dhe Vetëvendosjes ndaj kësaj figure të errët politike. Rrjedhimisht, as Ramush Haradinaj si kandidat i koalicionit PAN me 39 deputetë nuk ka gjasa reale për t’u votuar për këtë post. Ndërkaq, Vetëvendosja me 32 deputetë nuk ka mundësi pa mbështetjen e koalicionit LAA që ka 29 deputetë dhe së bashku përbëjnë shumicën e mjaftueshme prej 61 deputetëve që edhe pa votën e minoriteteve ta zgjedhin kryeministrin dhe qeverinë. Duke marrë parasysh rethanat e përmendura, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do ishte korrekte të bëjnë një kompromis dhe postin e kryeministrit t’ia lënë LAA-së. Kështu, jo vetëm që do të vihej deri diku në vend drejtësia politike për shkak të sjelljes dhe të kaluarës problematike, por edhe do të zgjidhej kriza aktuale dhe bllokada politike, si dhe jeta institucionale e Republikës së Kosovës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...