Published On: 17 Maj, 2017

Pse populli duhet ta votojë LDK-në?

 Shkruan: Afrim Musliu

Arsyeja pse PDK-ja iu bashkangjit mocionit të opozitës dhe rrëzoi Qeverinë Mustafa, ishte enkas sepse i frikësoheshin suksesit të Kryeministrit Mustafa dhe Ministrit të Ekonomisë, Avdullah Hoti, në fushën e ekonomisë, ndërtimit të shtetit ligjor, mbrojtjes me ligj të ndërmarrjeve publike, përmirësimeve të dukshme të mirëqenies sociale, stabilitetit ekonomik dhe rritjes së buxhetit, anëtarësimin në organizata dhe struktura të ndryshme ndërkombëtare, si dhe pengimin dhe ndalimin e aferave korruptive, të cilat ishin përditshmëri dhe dukuri shumë e zakonshme gjatë qeverisë Thaçi, me të cilat jo vetëm se gjunjëzuan shtetin dhe mbarë popullatën, por edhe shëndrruan Kosovën në qendër të krimit të organizuar dhe në banane-republikë në zemër të Europës. Pakënaqësia e PDK-së me qeverisjen e LDK-së lindi kur Isa Mustafa filloi ti bllokojë aferat korruptive të PDK-së dhe filloi ti hulumtojë dhe rishqyrtojë edhe aferat e mëhershme si atë të PTK-së me Devollët (Z-mobile) dhe atë të Axos dhe fiaskos me pasaporta, ku qeveria Thaçi dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, e sidomos kryetari aktual i asajë partie, ishin drejtpërdrejt të involvuar në ato afera. Poashtu, në rend për tu hulumtuar ishin edhe kontratat me ENKA-Bechtel, KEDS dhe Aeroportin e Prishtinës. Kur u përmendën këto kontrata, aty shkeli në qafë edhe Fatmir Limajn, (inicues i mocionit), i cili atëkohë në këto tri kontrata ishte njëri ndër keqpërdoruesit dhe vjedhësit kryesorë i kasës shtetërore. E, kur jemi tek hulumtimi i aferave korruptive, kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse Qeveria Mustafa u rrëzua me direktivë të Kadri Veselit, e në bashkëpunim me Fatmir Limajn dhe disa figura tjera frontale të AAK-së dhe të LVV-së, të cilët u pasuruan brenda natës me tendera dhe afera të ndryshme biznesore e të lidhura ngusht me qeverinë e atëhershme të Thaçit dhe PDK-në në përgjithësi. Tani kur LDK-ja kandidat për kryeministër zgjodhi ministrin më të suksesshëm të Qeverisë Mustafa dhe njëherit edhe ekspert i përmasave europiane në fushën e ekonomisë, Prof. Dr. Avdullah Hoti, na bënë të qartë se përkushtimi kryesorë i LDK-së është vazhdimsia e programit qeverisës të Kryeministrit Mustafa të zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e shtetit ligjor. Poashtu, kjo na bënë me dije se LDK-ja është e përkushtuar që të gjejë sqarim pse dhe ku humbën mëse dy miliardë Euro nga kasa shtetërore gjatë kohës sa Hashim Thaçi dhe PDK-ja ishin në krye të qeverisë së krimit?! Të gjejë sqarim pse iu “falën” familjarëve të Erdoganit asetet kryesore të shtetit të Kosovës?! Të gjejë sqarim pse fituan tendera shumëmilionëshe komandantët e shumtë të “shtabit të milionerëve”?! Të gjejë sqarim pse të gjithë krerët e partive të dalura nga lufta janë pasuruar aq shumë?! Të gjitha këto afera kanë filluar të hulumtohen nga Qeveria Mustafa, me çrast edhe janë mbledhë shumë fakte për parregullsi të shumta, të cilat do qesin para drejtësisë dhe përgjegjësisë të gjithë të inkriminuarit brenda dhe jashtë qeverive të mëhershme të Kosovës! Kjo i pengonte pa masë të gjithë atyre të cilët plaçkitën vendin në forma dhe mënyra të ndryshme! Atyre të cilët degjeneruan popullatën me krime të shumta! Atyre të cilët gjunjëzuan bizneset me haraçe e fajde! Atyre të cilët vranë vlerat e luftës! Prandaj, ata të cilët duan që Kosova të vazhdojë të zhvillohet ekonomikisht, ata të cilët duan që klani “pronto” të përgjigjet para ligjit dhe para kombit për të gjitha të zezat që ia shkaktuan vendit, që keqpërdorën pasurinë e shtetit të Kosovës dhe që gjunjëzuan atë vend e atë popull, ata që duan që krerët dhe kriminelët tjerë nga partitë e dalura nga lufta të nxirretn para organeve të drejtësisë, atëherë duhet lënë anash simpatitë politike, përkatësitë regjionale e klanore dhe të dalin të gjithë dhe masovikisht të japin votën e tyre kundër krimit dhe kundër të keqes! Më 11 qershorë ardhmëria e Kosovës dhe pasardhësve tuaj për të parën herë është në duart e juaja, andaj shfrytëzone këtë ditë të bekuar, shfrytëzoni pesë minutat e juaja dhe bëni që 12 qershori 2017 të shënohet si Dita e Çlirimit të Dytë të Kosovës, duke çliruar, më në fund, vendin nga kthetrrat e SHIK-ut dhe “komandantëve” të vetëshpallur, të cilët mëse 18 vite i bënë këtij vendi e këtij populli poaq të zeza sa edhe agresori serb! Votoni kundër të keqes! Votoni kundër kuzhinave serbo-françeze “made in Colmar”! Votoni kundër krimit të organizuar! Votoni për zhvillim ekonomik! Votoni për shtet ligjor! Votoni ata të cilët janë të përkushtuar që ta qesin para drejtësisë secilin që ka vjedhë dhe plaçkitur vendin dhe popullin! E këtë askush tjetër nuk mund ta bëjë, përveç një qeverie të udhëhequr nga partia e themeluar mbi bazat e lirisë dhe barazisë nga intelektuali me profil të ndërtuar humanist, Dr. Ibrahim Rugova, pra Lidhja Demokratike e Kosovës! Duhet dhënë shansën që LDK me partnerët e saj të pastër si loti të vazhdojnë me qeverisjen teknokratike dhe me programin qeverisës të zhvillimt ekonomik! Duhet dhënë shansën që të ndërtohet shteti ligjor ku do të mbizotërojë rendi dhe ligji! Duhet dhënë shansën që të kthejnë shpresën dhe perspektivën tek të rinjtë tanë të artë dhe tek popullata bujare e Kosovës në përgjithësi! 11 qershori është dita e juaj, andaj shfrytëzojeni momentin Tuaj dhe dilni e votoni masovikisht! Votoni koalicionin e shpresës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën me kryeministër të ardhshëm, Prof. Dr. Avdullah Hotin!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...