Debate Lajmi Levizes

Pse po përgjaken rrugët e Hamburgut, dje dhe sot?

Shkruan: Fadil Maloku

1. Rrugët e Hamburgut, janë mbushur me njerëz me maska të zeza dhe të veshur tërësisht me të zeza, që dje dhe sot kanë djegur makina, kanë thyer dritare të dyqaneve dhe kanë kundërshtuar shumë ashpër rirreshtimin e ri që po zgjerohet shpejt.

2. Mediat botërore, lajmërojnë për lëndime të mbi 200 demonstruesve dhe 400 policëve. Por, kush janë këto grupime margjinale, që po i kundërshtojnë me kaq ashpërsi dhe këmbëngulje, këto ndryshime dinamike në nivelin; lokal, rajonal, kontinental dhe atë global?

3. Në fakt, këto grupe në shkencat sociologjike identifikohen si skeptik dhe antiglobalist! Kush janë (hiper)Antiglobalistët? Hiperglobalistët dhe skeptikët, e kolonës së grupimeve që dosido shprehin rezervat e tyre lidhur me tendencën e re të shquar si globalizëm, i bashkangjitet edhe një kontingjent tjetër.

4. Për ta analizuar diskursin antiglobalist, nevojitet të bëjmë njëherazi një distingsion social rreth këtij formacioni që në qarqet e sotme ende eksplorohet disi si me rezerva. Në të vërtetë, ta thjeshtësojmë çështjen.

5. Fjala nuk është për dilemën se a ekziston apo nuk ekziston formacioni i antiglobalizimit si i tillë, pra si një kundërshtar shumë serioz i globalizmit, ngaqë ai është prezent sot në gjithë botën edhe si lëvizje e edhe si antipod i globalizmit.

6. Dilema qëndron në sqarimin e asaj se athua antiglobalizimin e shpiku, pra e krijoi për qëllime të caktuara globalizmi si arsyetim për ta fuqizuar edhe më tej procesin dhe diskursin e globalizmit, apo ai lindi vetvetiu si pasojë e pakënaqësisë globale sociale, ekonomike, politike, ekologjike, etj. e shtresave të ndryshme të shoqërisë të cilat të pakënaqura me ndarjen globale të punës, si edhe krijimin e hendekut të lartë mes kreatorëve të globalizimit (apo si do thoshte Marksi: “klasës sunduese” dhe “klasës së sunduar”) siç janë FNM, OTB,KTN, etj. dhe pjesës tjetër pasuese qytetarëve të vendeve të ndryshme nëpër gjithë botën?

7. Në të vërtetë, si sociologë është mirë të identifikojmë shtresimin gjenetik të këtij inxhieringu të ri teknologjik që ka arritur tani të krijojë edhe antipodin e vet që ka ithtarët e tij në të gjithë botën. Të përkujtojmë vetëm rebelimin e 500 mijë njerëzve nga mbarë bota, duke protestuar nëpër rrugët e ndryshme ku mbaheshin takime të magnateve të kompanive transnacionale…. / SHQIPTARI.eu

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *