Published On: 26 Tetor, 2016

Pse përjashtohet bektashizmi nga Ligji mbi fetë. Z. President kombi (etnia) po ndahet edhe me ligj?!?!?

 

Ndikimi i BIK-ut dhe sidomos prijsit se tij, ne zyrtaret me te larte te pushtetit ne Kosove, po demton perkatesin etnike. Keta me ligje po mbeshtetin ndikimin e Turqise ne Kosove edhe sa i perket qeshtjes fetare. Duke e perjashtu nga perfshirja e komunitetit BEKTASHI, i cili eshte nje prej komuniteteve fetare me baze te forte ne etni te Kombit Shqiptar, moto i te cilit eshte,, PA ATDHE NUK KA FE” po arrihet dhe ndarja e Kombit edhe DEJURE. Dihet se Shqipria e ka te perfshire me aktin normative mbi fe, BEKTASHIZMIN si Komunitet e keterte fetar qe njehet nga shteti. E vetmja komunitet fetar nderkombetare qe numron 280 miljon ndjekese te perkatesis Bektashinje, kane selin ne TIRANE dhe udheheqes fetar KRYEGJYSHIN E KRYEGJYSHTES BEKTASHIANE HAXHI DEDE BABA EDMON IBRAHIMAJ. Bektashinjet kane qene dhe jane te perhaper me nje numer te madhe ne Kosove, Luginen e Presheves, dhe Maqedoni. Ne Gjakove, gjithemon ka egzistu Gjyshata Bektashiane. Por dihet se ne shenjeshter te ndjekjese nga regjimi Serboslave te Ish -jugosllavise kane qene mu antaret e ketij komuniteti. Dihet se aktiviteti i ketij komuniteti, nuk eshti vetem fetar. Prioritet i tij ishte edhe arsimor dhe patriotike. Mjaftojme te permendim vllazerit FRASHERI. ABDUL FRASHER, Bektashi me shoket e tij, me Lidhjen e Prizrenit tentuan te bashkojne shqiptaret ne nje Shtet, dhe te lirohen nga zgjedha e Perandorise Osmane. Ne Prizren Teqja e Bektashinjeve, sherbente si pike takimi per udheqesin e Lidhjes se Prizrenit, e ku regjimi turk nuk mund te reagonte se ishte shtepi e Zotit, ku u bledhnin fetaret. Pas arrestimit te krerve te Lidhjes se Prizrenit, dhe ngjarejeve qe pasuan me teror dhe burgosje, prijsi i teqes Bektashi, nga Prizreni gjeti strehim ne Gjakove te familja e madhe e BAKIJAVE, ku shtepia e vjeter qe edhe sot eshte ne mbrojtje te shtetit( Heroi Mustafa Bakija dhe vlerave trashigimore arkitetonike) u be Teqe e Bektashinjeve deri sa u qetesu situata e perndjekjeve. Andaj eshte e pakuptime , qe perpilusit e ligjit te fese, dhe pushtetaret e shtetit tim, per mosnjohuria apo qellimishte, bijne pre e nje politike dashakeqe te disa prijseve fetar, qe jane bere argat me vetedije te shtetit qe imponon rregulla dhe ndikim fetar sipas interesave te tyre. Kjo eshte dhe nje deshmi, se pushtetaret tane ndryshe deklarohen ne media, per qashtjen e Kombit e ndryshe veprojne ne praktik – duka na nda si etni dhe Kombe. Presidenti z. Hashim Thaqi , deklaroj ne media se jemi nje kombe me DY SHTETE. Nese e ke thene me bindje z. Presidendet HASHIM THAQI trego ne praktik. Kombi Shqiptare kete an dhe ate ane kufirit ka den baba dene, ka pas dhe ka komunitetin BEKTASHIAN. Deri me tash me te gjithe ata qe jemi taku, per perfshirjen ne ligje te Kosoves Komuniteti Bektashian ( i cili nuk bene pjese ne ate te Tarikateve ) jane pajtu per domodoshmerin e hyrjes ne ligje, por ne praktike tjeter po ndodhe!

Fetah Bakija, Publicist

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery thotë:

    As kraljevina e monstrum jugosllavise e as jugosllavia e krajlit Tito nuke arrijten ti na cfarosin edhepse na shkaktuan goditje te rende dhe na moren mjafte teritore …deshe na qiten ne gjuje por ,ne qendruam ne kembe edhe me ndihmen , kontrobutin dhe sakrificat e komunitetit bektashlij ne Kosove dhe kete fakt mund dikush ta anashkaloje ose injoroje kontributin qe dha komuniteti bektashlij per kombin dhe kosoven sikur u injorua per 50 vite “Lahuta e Malcise ” se Gjergj Fishtes …por ,nuk ja dolen..
    kaq pata z.Fetah Bakija..!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(3) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...