Published On: 27 Maj, 2017

Pse nuk po përgatiteshim për luftë

Xhafer Leci

Në mënyren më demokratike, me vota të mëshefta, me vullnetin e mërgimtarëve të kësaj ane isha zgjedh Kryetar i Aktivit të LDK-së në Kirchheim/Teck, dhe Kryetar i Shoqatës “Kadri Zeka” në Nürtingen.
Më 12 mars 1994 në lokalet e Klubit shqiptar “Kadri Zeka” në Nürtingen të Gjermanisë u mbajt një tubim vetëm me kryetarët e aktiveve të nëndegës së LDK-së për BW-Stuttgart, e cila kishte 72 akitve ku muarën pjesë 72 kryetarë dhe anëtarë të kryesisë së nëndegës, të cilën e drejtoi me sukses Shaban Bobaj. Nga dega merrte pjesë nënkryetarja znj. Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i financave mr. Isa Mustafa si dhe anëtarja e kryesisë qendrore të LDK-së në Prishtinë zonja Edita Tahiri. Unë në atë mbledhje bëra pyetjen se pse nuk po përgatitemi për luftë. Mendoj se 3%-shi është fare pak, thashë unë, kur ne e dimë se okupatori është shumë i fortë? Mendoj se ne duhet të japim me dhjetëra dhe qindra mijëra marka, bile edhe të marrin kredi nga 20-30 mijë marka gjermane, sepse ne e kemi shtetin amë Shqipërinë të lirë ku mund të ushtrojmë e t’i vendosim raketat në veri të saj me të cilat mund ta sulmojmë edhe Beogradin. Dhe posa t’ia hudhim ato si specat e kuq, Beogradi do ta ftonte dr. Rugovën në bisedime për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës.
Faridin Tafallari në librin e tij “Terror, dhembje, qëndresë” për këtë mbledhje ndër të tjera shkruan se Xh. Leci kishte përgatitur çdo gjë për mbledhjen…, por ai nuk e përmend pyetjen që shtrova unë atë ditë, por as përgjigjen të cilën e mora nga Ministri i Financave mr. Isa Mustafa, i cili më tha se nëse e don nevoja do të kërkojmë ndihma tjera jashtë 3%-it. Kam shumë për të thënë…

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...