Published On: 18 Qershor, 2017

Pse nuk hetohet dhe konfiskohet pasuria e Xhavit Halitit

Xhavit Haliti për herë të parë këtë vit ka deklaruar një pasuri prej afërsisht një milion euro. Por, sa në të vërtetë është pasuria e tij, dhe pse ai ka guxim ta fshehë, dhe pse institucionet si Antikorrupsioni nuk guxojnë ta hetojnë pasurinë e tij, dhe as policia e prokuroria nuk guxojnë ta hetojnë. Gazeta Shqiptari.eu, ua sjellë këtu lexuesve të përkthyer një pjesë të dosjes sekrete të KFOR-it amerikan dhe NATO-s të bërë publike vite më parë, dhe që në gjuhën angleze gjendet në google. Kjo dosje e frikshme shpjegon jo pak edhe skemën aktuale të krimit dhe të gjendjes së status kuos dhe dështimit të qëllimshëm të qeverisjes në Kosovë.

Lexojeni më tej dosjen e përkthyer nga Gazeta SHQIPTARI.eu

 

Relacion sekret i KFOR-it amerikan dhe NATO-s

I lindur në Novo Sellë në mars të vitit 1956.

Me adresë banimi në atë kohë, rruga e Dardanisë, dhe që raportohej se atëherë kishte një banesë afër ndërtesës së SHIK-ut. Ai gjithashtu raportohej se kishte në pronësi disa shtëpi në Kosovë, në Vitomiricë, Pejë, në zonën e Mitrovicës, dhe gjithashtu në Shqipëri dhe në Zvicër.

Ai vazhdimisht shihej në kafe Dubrovnik, Dardani- Prishtinë, hotel Theranda Prizren, lidhjet e tij me një grup që takohet në restorant Thana që ndodhet ndërmjet Pejës dhe Prishtinës.

Kishte një Rangrover 4, i vitit 1997 me targa 125KS 220, dhe një Landr rover të zi me targa 131KS733; Po ashtu një arm ËAC dhe një revole 9mm prodhim çek.

1.5 Funksione (Zyrtare/të dyshuara)

Anëtar i kryesisë së Kuvendit

Anëtart i bordit të Asamblesë së naftëtarëve.

Ai është udhëheqës i grupit më të madh kriminal në Kosovë.

Ai është pronar i shumë dyçaneve (depo) dhe restoranteve në Pejë.

Ai është raportuar se ka qenë anëtar i SHIK-ut apo të KSHIK-ut (SHIK-ut Kosovës).

Ai di shqip, serbisht dhe nga pak gjermanisht.

Ai ka qenë shef i financave dhe udhëheqës i drejtorisë së logjistikës të stafit gjeneral të UÇK-së.

Thuhet se ka indikacione që ai ka bashkëpunuar me UDB-në. Ka informuar Serbët për dërgesat e armëve të destinuara për FARK-un (i njohur si i afërt me z.Rugova), i cii kishte luftë të ashpër me UÇK-në.

Ai kishte lidhje me dhunën e rritur ndaj anëtarëve të LDK-së nga ana e (nëpërmjet) SHIK-ut.

Ai ishte këshilltar i liderit të PDK-së, anëtar i kryesisë së PDK-së (është edhe aktualisht) dhe njihet si koordinator shntazhues.

Ai është fuqia prapa Thaçit dhe kontrollon politikën e PDK-së nëpërmjet financave.

Xhavit Haliti ka një pasaportë të Shqipërisë me emrin Xhavit Hajdaraj, me të cilin udhëton jashtë Shqipërisë.

Kontakti i KFOR-it dhe NATO-s, për atentatin ndaj Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kushëririt Hasanit, deklaront: Jam 90% i sigurtë se SHIK-ut qëndron prapa vrasjeve dhe se ai është udhëhequr nga Tirana (GRNK). … Askush në Kosovë nuk ka kapacitete që ta organizojë dhe kryejë një vrasje të këtillë pa mbështetjen e jashtme profesionale. Unë gjithashtu besoj se Xhavit Haliti është përfshirë në këtë incident me Hilmi Rexica (Reçicën), nga Ferizaji.

Komenti përcjellës i FHT thotë: (NS rel Aut/Fin/Sëe) (OrKFOR), se raportet e FHT theksojnë që Rexhep Selimi, i shkarkuar nga udhëheqësia e Akademisë së TMK-së, mund të jetë nxitës i vrasjes, dhe kjo tregon që SHISH ishte i përfshirë në disa rrugë. (SHISH është emri i i ri i SHIK-ut të Shqipërisë).

Fuqia aktuale e SHIK-ut (viti 2002/2003) llogaritet të jetë prej 3 mijë operativëve. Nga këta 300-500 kanë qenë në TMK.

Po ashtu Haliti ka lidhje të fuqishme me grupin Devolli.

2.5 Sfondi kriminal

Ai është i përfshirë thellë në prostitucion, kontrabandë të armëve, drogës dhe po ashtu të naftës, i lidhur me trafikim armësh me Fatos Nanon. Ai ka raporte të mira me familjen Elshani.

Ai dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Xhemail Mustafës, anëtar i LDK-së dhe këshilltar i Rugovës.

Po ashtu ai dyshohet se është i lidhur edhe me dy vrasje të tjera, të Ilir Konushecit me 1198 dhe Ali Ukës me 1997. Iiri kishte bërë një raport 6 faqësh për aktivitetet ilegale që kishte kryer Xhaviti. Ai ka qenë i arretuar për posedim droge dhe të 500 mijë markave. / Vijon/ SHQIPTARI.eu

Foto ilustruese e bërë nga vet raporti i KFOR-it dhe NATO-s.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...