Published On: 3 Nëntor, 2016

Pse Mustafa ia besoi postin e zëvendëskryeministrit Kelmendit? (Video)

“Me aderim tim në LDK, jam kthyer në gjirin tim familjar”, është shprehur zëvendëskryeministri i porsaemëruar, Ramiz Kelmendi.

Ai ka thënë se do të jetë pjesë e këtij subjekti, deri në pensionim e tij politik.

Kelmendi, në InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se ka qenë vetë kryeministri Isa Mustafa ai i cili ia ka ofrua postin e zëvendëskryeministrit.

“Mustafa e ka parë mundësinë e bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të njohurive të mia, andaj më është ofruar” ka thënë Kelmendi, duke pohuar se oferta e tij për ketë postë ka qenë vazhdimisht e hapur.

Kelmendi ka thënë se është duke parë mundësitë e bashkëpunimit me disa ministri përkatëse, në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në këtë kontekst ka përmendur disa lehtësira fiskale për prodhuesit vendorë që, sipas tij, janë të diskriminuar në raport me prodhuesit e rajonit.

Kelmendi ka potencuar se pakoja fiskale dy, e cila është në përgatitje e sipër, do të ndikojë në largimin e këtyre pengesave.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...