Published On: 17 Nëntor, 2016

Pse mbledhja e kryesisë për sonte nuk duket të jetë e jashtzakonshme!

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur për sonte në ora 20:30, nuk është e jashtëzakonshme.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit janë pajtuar që mbledhjen e rregullt, e paraparë për të hënën, ta mbajnë të enjten vonë.

Arsyeja është se disa prej tyre do të udhëtojnë jashtë vendit në fillimin e javës së ardhshme, i kanë thënë Gazetës Express, zyrtarë të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë tashmë janë njoftuar të gjithë anëtarët e Kryesisë dhe shefat e Grupeve Parlamentare.

Nga ana tjetër, Gazeta Express merr vesh se Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë gjithë ditës ka vazhduar në Kuvend të mbledhë nënshkrimet e nevojshme për ta futur në rend dite edhe debatin parlamentar për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, për t’i dorëzuar ato firma në këtë mbledhje.

Mbledhja e Kryesisë është thirrur të mbahet pas 1 ore e 30 minutave, saktësisht në 20:30. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...