Kosova

Pse Kusari – Lila ndërpreu koalicionin me PDK-në

Pas më shumë se tre vjet të bashkëqeverisjes lokale, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, i ka ndarë rrugët me partnerin e saj, PDK-në, raporton KTV.

Ajo ka marrë vendim që të shkëpusë koalicionin me këtë parti, veprim ky i cili rezultoi edhe me shkarkimin e nënkryetarit si dhe tre drejtorëve.

Drejtorët e shkarkuar janë drejtori për Punë Inspektuese, Gani Veseli, ai i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati, si dhe drejtoresha e Arsimit, Dijana Çarkaxhiu.

Këtë vendim Kusari -Lila thotë ta ketë marrë për shkak të performancës jo të mirë në punë dhe përfitimeve personale nga këta zyrtarë. Ajo tashmë këto pozita i ka zëvendësuar me zyrtarë të tjerë, të cilët sipas saj, janë apolitikë dhe aktualisht punëtorë të komunës.

Por, udhëheqës të degës së PDK-së thonë se e kuptojnë mllefin e kryetares, i cili sipas tyre lidhet me zgjedhjet e 11 qershorit, ku ajo dështoi. Në PDK, sjelljet e saj i kanë quajtur të papërgjegjshme.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *