Published On: 16 Gusht, 2017

PSE E KUSH EVRAU KOLONEL AHMET KRASNIQIN

Plani për vrasjen e tij, si gjithmonë, edhe tani, do të jetë hartuar e planifikuar në tryezat e Beogradit e Kretës, për të zezën tonë të përsëritshme, edhe në tryezën e hotel” Rognerit” në Tiranë.

Shkruan: Prof. Nazmi Musa

Në përkujtim të vrasjes së Kolonelit Duke i bërë një vështrim skenës politike në Kosovë e për më tepër në Shqipëri, vendin ku ndodhi atentati në Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin, njëkohësisht edhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, njeriu nuk e ka vështirë të vijë deri të e vërteta se vrasja e Tij, jo vetëm se ishte një atentat politik, por thjesht ishte atentat në institucionet më vitale të Republikës së Kosovës dhe njerëzve në kryet të të cilave ndodheshin e përpiqeshin me jetë e shpirt për çlirimin e Kosves ,për Liri,Demokraci dhe Barazi. Dora e zezë që shtiu në kolonel Ahmet Krasniqin duket të ketë qenë një dorë tradhtari e antikombëtari, mercenar tepër i paguar nga shërbimet sekrete sllavo- greke e në bashkëpunim me ndonjë trutharë shqiptar. Plani për vrasjen e tij, si gjithmonë, edhe tani, do të jetë hartuar e planifikuar në tryezat e Beogradit e Kretës, për të zezën tonë të përsëritshme, edhe në tryezën e hotel” Rognerit” në Tiranë. Në bashkëveprim me shërbëtorë të papërtueshëm e të devotshëm të marksizmit-leninizmit, marksiste të sojit e të sorollopit enverist të Kosovës, qe mjerisht mund të kenë qenë edhe bashkë hartues të këtij plani mafioz, ndoshta edhe ekzekutues të krimit, vrasja e kolonelit për ta nuk qe as turp, as tradhti, as mëshirë…! Kur në mars të vitit 1998 Ahmet Krasniqi u emërua Ministër i Republikës së Kosovës, kur Koloneli me akademi ushtarake dhe përvojë luftarake konsolidoi Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ushtarakë shqiptarë të karrierës, si mund të shpjegohet, vallë, kundërvënia dhe urrejtja e pa përshkruar e krahut tjetër ushtarak i armatosur nga SHIK-u dhe i përkrahur nga Qeveria socialiste e Shqipërisë? Si mund të shpjegohet veprimi i tyre kur në një anë thoshin se luftonin për çlirimin e Kosovës e në anën tjetër nuk njihnin asnjë institucion të saj: as Parlament as Qeveri as Presidencë e President as Forca të armatosura ? Tani ishte bërë më se e çartë se dikujt i pengonin krijimi i institucioneve të mirëfillta të shtetit mbështetur në kushtetutën e parë , Kushtetutën e Kaçaniku, andaj s’linin gur pa rrëzuar ngado që silleshin. Çuditërisht e krejt hapur, pa pikë turpi e frike, disa krerë të partive në Kosovë dhe Shqipëri me disa të ashtuquajtur intelektualë të pavarur, më kryebanditët e Vlorës, të ulur në karriget e Qeverisë shqiptare, u porositën që t’u vejnë maskat në kokë njerëzve të porositur, mercenare të paguar për punë të ndyta e antikombëtare që të fillojnë likuidimin e figurave kombëtare: kolonel Ahmet Krasniqin,Azem Hajdarin, Enver Malokun, plagosen Sabri Hamitin e…! Sipas këtyre skenarëve maskat e zeza vranë e lanë me gjak, plaçkiten e i vunë zjarr anembanë Shqipërisë e deri në Kosovë. Në këto ngjarje makabre e antikombëtare e ka burimin edhe vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit, njëra ndër figurat më të shquara dhe më të nevojshme të jetës e historisë në rrugën që po ecën Kosova. Ai ishte njeriu nga ekspertët më të dijshëm të artit luftarak, njeriu nga më atdhetarët dhe me të devotshmit në luftën për çlirimin e Kosovës. Ai u vra nga dora tradhtare vetëm pse mori guximin, diti e mundi të krijojë një ushtri të rregullt e profesionale, teknikisht të armatosur mirë, te udhëhequr nga oficerë shqiptarë me përvojë luftarake dhe dije akademike, ashtu siç janë dhe udhëhiqen ushtritë e botës. E vranë….! E vranë me kallashnikovët e ndryshkur që u mbetën në duar që nga “ Revolucioni i Vonuar Demokratik” pas djegies e rrënimit të çdo gjëje në Shqipëri. Në momentin e tërheqjes së gishtit të krimit, maskat i folën shqip. Shqiptari vrau shqiptarin, vëllain, në qendër të Tiranës, ne kohën kur i duhej më së shumti gjithë popullit shqiptar në Kosovë. Lidhur më këtë atentat mund të shtohen një serë pyetjesh por, mjerisht, se atje ku ndodhi krimi, ku u vra kolonel Ahmet Krasniqi, mungon ligji, mungon policia, mungon shteti për të dhënë shpjegime për të nxjerrë vrasësit para gjyqit. Njerëzit me të drejt pyesin pse u hesht dhe nuk u zbuluan kriminelet kur provuan atentatin e parë në kolonelin të Liqeni i Fierzës kur edhe ia grabitën veturën me të cilën me detyrë zyrtare po kthehej nga Tropoja për në Tiranë ? Për çfarë arsye iu bastis banesa e Tij nga organet e SHIK-ut një ditë para se t’i behej atentat ? Pse ShIK-u i çarmatosi përcjellësit (truprojat) e Tij dhe personalisht atij iu mor arma e brezit , të cilën e kishte me leje të po atyre organeve ? Pse në kohën kritike, pak përpara se të ndodhte atentati, jo larg banesës së Tij, ndalet e kontrollohet nga policia shqiptare dhe i ndalohet përcjellja që e kishte mbrapa grupin e ushtarakëve të tij ? A ishte në dijeni kjo polici që po kontrollonte Ministrin e Mbrojtës së Republikës së Kosovës, kolonel, Ahmet Krasniqin, dhe se atentatorët kishin zënë pritën në terr mu në pragun e banesës ku po banonte koloneli dhe po prisnin minutat e vdekjes se Tij? Deri sa të gjitha këto e shumë të tjera në pambarim heshtën dhe kriminelet për dritë e diell shëtisin para hunëve tona dhe nuk kapen nga shteti, do të thotë se vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit kërkohej urgjentisht, kërkohej likuidimi i tij sa më parë e sa më i sigurt, para se FARK-u të konsolidohet dhe të bëhet faktor kyç në rolin udhëheqës të luftës për çlirimin e Kosovës dhe skena politike të vihet në rrugën e unifikimit të mendimit politik në rrethana lufte. Ata që planifikuan dhe urdhëruan vrasjen e Tij dhe mercenarët qe ngehen gishtin e krimit mos të flenë qet mendjen e tyre se një ditë do te kapën. Populli është hetuesi më i mirë i rastit tragjik të kolonelit dhe shumë bijve të tjerë që iu mor jeta pa e shijuar lirinë e Kosovës për të cilën u flijuan. Dosja e hetuar prej vetë popullit dhe dëshmitarëve të gjallë një ditë do t’i dorëzohet organeve të shtetit të Kosovës që po ndërtohet mbi gjakun e derdhur të bijve e bijave më të devotshme të lirisë anembanë Kosovës martire. Në përkujtim të vrasjes së Kolonel. Ahmet Krasniqit. Lavdi i qoftë jetës dhe veprës së Tij.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...