Published On: 30 Prill, 2017

Provokon Daçiq: Nuk janë aq të guximshëm për ‘Shqipërinë e Madhe’, nëse nuk përmendin Shkupin, Epirin, Ulqinin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Beogradi është për vazhdim të dialogut me Prishtinën dhe se është e turpshme që ky dialog është ndërprerë për shkak të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ne kërkojmë që të vazhdohet me dialogun dhe mendojmë se është e turpshme që ai është ndërprerë për shkak të Haradinajt”, ka thënë Daçiq për televizionin serb “Pink”, transmeton Koha.net.

Duke komentuar faktin se gjykata franceze e ka liruar Ramush Haradinajn, ai ka thënë se kjo do të ishte e njëjtë sikur një vrasës në masë të mos e ekstradonin për shkak të shqetësimit gjatë gjykimit.

“Nuk ka qenë e këndshme as për [Hermann] Goeringun* në Nuremerg, por atë e gjykuan. Kujt i duket gjykimit i këndshëm? Këtu është treguar mos-respekt i madh ndaj viktimave serbe. Ato kanë të drejtë në drejtësi, ashtu siç sillet Serbia ndaj viktimave tjera të popujve tjerë”, ka shtuar ministri serb, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, për deklaratat për krijimin e Shqipërisë së Madhe, Daçiq ka thënë se qeveria e Kosovës ka marrëveshje me agjencinë e cila merret me lobime në Amerikë për interesa të veta.

“Kjo nuk është e rastësishme. Nuk janë ata aq të guximshëm sa të flasin për ‘Shqipërinë e Madhe’. Është interesante që përmendin Kosovën dhe Luginën e Preshevës, ndërsa nuk përmendin Shkupin, Epirin, Ulqinin. Të gjitha këto janë në hartën e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë ai.

Sipas tij, shqiptarët luajnë lojën e “gjithçka apo asgjë”.

*Kush ishte Hermann Goering

Komandant i ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ministri i Aviacionit Gjerman, Hermann Goering është shpallur fajtor për vrasjen e miliona njerëzve. I cilësuar si një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të XX, ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e miliona hebrenjve, kjo pasi ai është autori i organizimit të eliminimit të tyre.

Hermann Gorring ishte një nga mbështetësit më të besuar të Hitlerit dhe ishte nga drejtuesit kryesor të partisë së tij. Ai ishte themeluesi i shërbimit sekret famëkeq gjerman të quajtur “Gestapo”. Gjithashtu Goering është përgjegjës edhe për vjedhjet e veprave të artit në të gjitha vendet që Gjermania pushtoi.

Ai arrestohet më 8 maj 1945 nga forcat aleate dhe gjatë procesit të Nurembergut dënohet me vdekje. Por vetëm pak orë para ekzekutimit, më 15 tetor 1946, ai vret veten duke u helmuar me cianur.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...