Published On: 27 Prill, 2017

Protestuesit sllavomaqedonas bëjnë thirrje të mbyllen hyrjet e Kuvendit!

Protestuesit e dhunshëm po bëjnë thirrje të mbyllen të gjithë hyrjet e daljet e kuvendit. Ndërkohë që brenda godinës ka gazetarë e deputetë të ngujuar. Nuk dihet numri i saktë i personave të ngujuar ”

Kuvendi i Maqedonisë është pushtuar nga protestuesit pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, nga shumica e re parlamentare për kryetar të kuvendit.

Por ai nuk njihet nga VMRO- DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

Qindra protestues kanë hyrë në sallën kuvendore ndërsa nuk janë penguar në këtë veprim nga forcat policore.

Vazhdon të rritet numri i protestuesve ndërkohë që në ambientet e Kuvendit nuk vërehet asnjë lëvizje nga forcat e rendit.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...