Published On: 29 Tetor, 2016

Protestohet kundër dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së

Organizatat e dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas, ka njoftuar se të hënën do të protestojnë në shenje pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas organizatave të dalura nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas, këto dënime tentojnë që ta ulin vlerën e luftës çlirimtare, mundin dhe sakrificën e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, gjithë ushtareve që sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhur për liri”, thuhet në ftesën e Organizatave të dalura nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas./Kp

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...