Published On: 24 Nëntor, 2016

Protesta për Astrit Deharin, kërkohet dorëheqja e ministrave Hoxha dhe Hyseni (Foto)

Një grup qytetarësh, të prirë nga disa aktivistë të shoqërisë civile, kanë marshuar në sheshet kryesore të Prishtinës, duke u nisur nga shkallët e Teatrit Kombëtar, duke protestuar dhe kërkuar drejtësi për Astrit Deharin.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, dhe atij të Brendshëm, Skënder Hyseni. Po ashtu, është kërkuar edhe hetim i pavarur për aktivistin e LVV-së të dyshuar për terrorizëm që vdiq në Qendrën e Paraburgimit të Prizrenit.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe prindërit e Astritit.

Protesta ka zgjatur vetëm 26 minuta, në shenjë të moshës së aktivistit të vdekur.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...