Published On: 24 Prill, 2017

Protesta paqësore e opozitës, por ja çfarë po përgatit policia

Për 1 orë trafiku u rëndua në Tiranë, pasi ashtu siç ishte paralajmëruar opozita bllokoi dy kryqëzime në hyrje të kryeqytetit. Po kështu edhe 3 akse kombëtare ishin pjesë e protestës së koordinuar; në Milot, Lushnje dhe Elbasan. Asnjë incident nuk u shënua ditën e sotme. Madje nuk u dëgjuan as boritë e makinave çka do të thotë se edhe drejtuesit e mjeteve mbështetën në heshtje këtë protestë.

Nga an tjetër ishte Policia e Shtetit. Ajo bëri thirrje në fillim me megafon që protestuesit të largoheshin nga rruga, por më pas u distancua duke monitoruar në distancë protestën. Por përpos policëve me uniformë kanë qenë edhe civilët, të cilët kanë fotografuar të gjithë pjesmarrësit në protestë.

Televizioni TCH referuar burimeve nga Drejtoria e Policisë thotë se janë duke u përpiluar letrat dhe drejtuesit e protestës (zyrtarë të PD-së) do të ndiqen penalisht për tubim të paligjshëm.

“E gjithë protesta është ndjekur nga afër edhe nga ekspertë ndërkombëtarë që asistojnë uniformat blu përmes misioneve të huaja. Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit pohuan se ndaj gjithë oraganizatorëve të protestes së Partisë Demokratike kanë nisur procedurat për procedimin penal të tyre në bazë të ligjit për tubimet”, raporton TCH.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...