Published On: 30 Maj, 2017

Propozimi i Bashës: Mund të shkarkoni deputetin nëse nuk ju përgjigjet

Në Parlamentin e ri të Shqipërisë që do të krijohet nga zgjedhjet e 25 qershori, do të ketë ndryshime të rëndësishme kushtetuese. Kështu është parashikuar në marrëveshjen e arritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që shërbeu për zgjidhjen e krizës politike.

Këto ndryshime kushtetuese është rënë dakord që të votohen nga PS dhe nga PD, kushdo qoftë mazhorancë dhe opozitë nga zgjedhjet e reja.

Por, çfarë konsistojnë këto ndryshime të thella kushtetuese, që Lulzim Basha insiston fort tek Republika e Re.

Mbrëmjen e sotme kreu i PD ishte në Gjirokastër për fushatë elektorale. Duke folur për fundin e pazareve politike dhe krijimin e Republikës së Re, që ishte kauza e Çadrës së Lirisë, Basha zbuloi pak nga këto ndryshime kushtetuese. Nga ajo çfarë deklaroi kryedemokrati, qytetarëve u jepet më shumë pushtet mbi deputetët që janë zgjedhur në qarqet apo qytetet përkatëse.

“Me ndryshimet kushtetuese, ju do të keni të drejtën ta shkarkoni deputetin në qoftë se nuk ju përgjigjet”, tha Lulzim Basha.

Kështu, nëse qytetarët kanë pakënaqësi nga deputetët e zonës së tyre do të kenë të drejtë të kërkojnë ndërprerjen e mandatit të tij në çdo kohë. Nuk dihet se si do të jenë konkretisht teknikalitetet ligjore të këtij ndryshimi kushtetues, pasi janë në fazën e projekteve dhe puna pritet të nisë pas zgjedhjeve me krijimin e Parlamentit të ri.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...