Published On: 31 Maj, 2017

Pronto sa shteti!

Shkruan: Xhavit Rexhaj
1. Nuk ka dyshim se ne Kosove shteti eshte i mberthyer nga nje grup njerezish – domethene ka kapje te shtetit. Kapja e shtetit ishte dhe mbetet element thelbesor ne prapavi te te gjitha zhvillimeve te rendesishme politike ne Kosove – sidomos ne kohe zgjedhjesh. Ne te vertete kapja e shtetit ose parashteti po del me i rendesishem se shteti! Si po manifestohet kjo?
2. Nje grup ne partine me te madhe ne vend, ne PDK, tashme tri here po e jep qeverine (qofte duke e rrezuar qeverine apo duke e dhene kryeministrin) per te ruajtur kapjen e shtetit – lexo Pronton. Domethene votuesit e PDK-se e fitojne pushtetin porse vota perdoret per ruajtjen e kapjes se shtetit – jo per ndertim te qeverise dhe gjithsesi jo per partine por per nje grup njerezish ne parti.
3. Partia e dyte me e madhe ne vend – LDK – perkunder deklarimeve fillestare kunder kapjes se shtetit – ishte ne gjendje te mbylle syte para kapjes se shtetit me kusht qe te marre postin e kryeministrit; edhepse pa mundesi te qeverisjes se mirefillte! Tash prape i jane kthyer fjalorit te vjeter – habitet njeriu me kujtesen e shkurte te politikaneve! Njesoj mund te ndodhe prape sepse tash miu ka kaluar neper mustaqe – mbase flirtimi me Pronton do te jete edhe me i lehte. Dhe gjasat jane qe prape te shkohet ne koalicion te madh per te kryer detyrat e te huajve – jo per popull.
4. Partia e trete me e madhe – Vetevendosje – eshte shprehimisht kunder kapjes se shtetit por ne momentet vendimtare e leshon rastin per te ndertuar nje front kunder kesaj kapjeje (sic ishte rasti per te bere koalicion parazgjedhor me LDK-ne) – qe duke pasur para sysh historine e viteve te fundit nuk eshte edhe veshtire te arsyetohet. Megjithekete, keshtu si eshte, del se VV do te vazhdoje te jete ne opozite dhe ta kundershtoje kapjen e shtetit ne rruge dhe me perkrahje te kufizuar nga masa.
5. Partia e katert me e madhe ne vend – AAK – pas fjaleve te medha dhe zhgenjimeve te perseritura – edhe keta e bejne te njejtin leshim ndaj kapjes se shtetit – per te fituar aparencen e pushtetit. Mbetet per te pare si do te luftohet kapja e shtetit ne bashkepunim me kapesit e shtetit! Mbase Prontoja meshirohet dhe cmontohet vullnetarisht para vullnetit abstrakt per te qeverisur!
6. Bashkesia nderkombetare e ka me te cmueshem stabilitetin e rajonit me pushtete te korruptuara – se sa me pushtete demokratike. Thjeshte sepse te korruptuarit jane me te manipulueshem dhe me te shantazhueshem.
7. Serbia dhe partite serbe ne Kosove: realisht nuk kane nevoje te perpiqen as te investojne shume sepse te gjitha te zezat ne i bejme vet! Me nje pronto- shtet dhe me negociata amatore nga ana jone kane arrite ta krijojne nje Kosove jofunksionale qe nuk mund te sjell ligje si duhet, te krijoje zhvillim ekonomik ose stabilitet politik dhe qe i duhet vetem edhe nje hap deri ne bosnjezim te plote.
Kush do te humbe ne fund? Ne do te humbim. Prape do te humbin njerezit e ketij vendi. Ne do te mbesim çergarë te Evropes e te botes perendimore. Ndersa shteti i ri Kosova do te mbetet banana republike e fundit ne Evrope. Udheheqesit prape do te na flasin per patriotizem! Per inetersa shtetrore e kombetare! per rrezikun nga Serbia e nga Rusia! e prape do te mbetemi te mberthyer nga Prontoja. E te gjithe politikanet do ti falen asaj e do te hane prej saj sepse te gjithe jane ku me shume e ku me pak – argat te saj.
A e kemi merituar kete? Ku gabuam!? Cka beri ky popull i ngrate pos qe luftoi e sakrifikoi per nje shekull?

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...