Published On: 22 Prill, 2017

Projekti i 16 spartanëve’ të LDK-së, për ta shpëtuar sovranitetin e Kosovës

Disa deputetë të LDK-së kanë vendosur t’ia shpëtojnë fytyrën shqiptarëve dhe Kosovës. Kështu ata po e përgatisin një dokument, i cili sipas llogarisë së tyre mund të bëjë dy zgjidhje, ti nxjerrë institucionet nga bataku ku janë futur, dhe vendin ta shpëtojnë territorialisht pa u dëmtuar.

Burime të gazetës Shqiptari.eu, bëjnë të ditur se në krye të kësaj nisme është deputeti Adem Salihaj. Ata duan që kështu para opinionit dhe të gjithë atyre që besojnë se vizat nuk po hiqen në mungesë të demarkacionit të bëjnë një dokument, i cili ‘pajton’ demarkacionin me vizat.

Grupi llogarritet se ka rreth 16 deputetë, që janë të vendosur ta mbrojnë territorin e Kosovës! Në mesin e tyre janë, Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi, Vjosa Osmani, Arben Gashi etj.

Aktualisht është rritur presioni që të kalohet demarkacioni, kjo sidomos sepse prapa kësaj marrëveshje në dëm të Kosovës qëndron një grup mafioz, shqiptarë-malazez dhe ndërkombëtar, të cilët duan ta zhvillojnë një projekt të madh, në territorin malazez ku kanë lulëzuar investimet ‘of shore’, dhe do ti humbnin gjurmët edhe politikanë të korruptuar të Kosovës.

Sipas idesë qendrore është biseduar që të bëhet një tekst-dokument, i cili mbron territorin, dhe kryhet demarkacioni, por, që në një afat prej gjashtë deri në një vit, të rinegociohen vijat kufitare kontestuese, me besimin se zyrtarët shtetëror nuk do të heqin dorë nga asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës.

Po ashtu, ky grup i deputetëve, nuk e ka për qëllim përplasjen me Isa Mustafën, por, përkundrazi t’ia lehtësojë daljen nga kjo situatë. Ditë më parë Isa Mustafa dhe njerëz afër tij kanë përcjellur mesazhe publike, dhe interne për figurat qendrore të deputetëve të LDK-së, që janë kundër humbjes së territorit të Kosovës, përkatësisht ruajtjes së sovranitetit të plotë të kufijve të Kosovës, të para vitit 1989.  SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...