Published On: 15 Maj, 2017

Prodhohet makina për të eksploruar Marsin (FOTO)

Një automjet për të eksploruar Marsin, është ekspozuar në Kompleksin Vizitor të Qendrës Hapsinore “Kennedy”, në Florida.

Zhvillimi i projektit të këtij automjeti ka nisur në nëntor të 2016-ës dhe ka përfunduar në muajin prill të këtij viti. Projektimi dhe prodhimi i makinës është bërë nga “Parker Brothers Concept”, një kompani që merret me dizenjimin dhe prodhimin e makinave “të çuditshme”, për filma dhe prodhime televizive.

Makina ka 6 rrota, është prodhuar tërësisht nga fibra karboni dhe alumini dhe punon me energji diellore. Ajo është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe pjesa e pasme funksionon si një laborator i shkëputur, edhe pse ndoshta nuk do të udhëtojë kurrë për në planetin e kuq. Ky mjet mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 95-110 km/orë, por ende nuk bëhet e ditur kostoja e tij, shkruan Top Channel.

Nasa ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht projektin, por video dhe imazhe të mjetit kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale, në fillim të kësaj jave.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...