Published On: 11 Janar, 2017

Problemet e shqiptarëve nuk i zgjedhin të martet “e zeza”

Arber Gashi

Problemet e shqiptarëve nuk i zgjedhin të martet “e zeza” dhe pranverat e “përgjakshme”, ashtu siç na i servonte Serbia dikur! Përkundrazi, nëse doni ta shkatërroni çdo shpresë të vogël që ekziston për shtetin, për fëmijët tanë dhe për të gjithë shqiptarët, atëherë anashkaloni këshillat që i merrni pa asnjë meritë të vetme! Por, pavarësisht vendimit dhe qëndrimit tuaj, unë e shoh të arsyeshme dhe të domosdoshme të apeloj në ndërgjegjen e secilit: hapni sytë dhe mendoni mirë, sepse pozita aktuale politike që posedoni, nuk është pronë private dhe nuk e legjitimon askend të sillet si i çmendur dhe me papërgjegjësi të plotë ndaj interesit tonë shtetëror dhe nacional!

Shqiptarët kudo, sot më shumë se kurrënjëherë më parë në këto pesë vitet e fundit, kanë nevojë për oferta serioze politike dhe ekonomike. Andaj, nëse nuk posedoni vizion për fitoren e madhe kombëtare dhe nëse nuk e dini se si arrihet deri te kjo fitore që na duhet më shumë se çdo gjë tjetër, largohuni aman nga barra që ju detyron të tregoheni trima në të martet “e zeza” dhe në pranverat “e përgjakshme”!

Hapni rrugë për ata dhe ato, te të cilët vjen shpejt behari dhe “pranvera” s’vonohet!

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...