Published On: 31 Maj, 2017

Pro et contra: Pse Kryesia Qendrore e LDK-së e hoqi nga lista për deputet të Parlamentit të Kosovës, ekspertin e shquar të sigurisë kombëtare z. Hajrullah Tërnava?

Hajrullah Tërnava, lindi në fshatin Lismir, Komuna e Fushë Kosovës (13 prill 1952). Në vendlindje si dhe në fshatin Bardhosh të Fushë Kosovës e kreu shkollën fillore ( 1958-1964).

Akademinë Policore e kreu me sukses brilantë në Kamenicë të Sremit (1968-1972). Shkollën e Lartë Policore e kreu në Zemun
(1974-1976), ndërsa Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë e kreu në Shkup (1978-1982).
Ishte sportisti dhe trajneri më i dalluar i xhudos në Kosovë dhe ish Jugosllavi.
Në vitin shkollor 1971/72 e solli lëndë mësimore dhe trajnimet e xhudosë në Shkollën e Mesme të Policisë në Vushtri të Kosovës.
Falë sportistit dhe trajnierit të xhudos Tërnava, sportistët (xhudistët) Kosovarë sollën shumë medalie të Ligës së Parë të Federatës Jugosllave të xhudosë…

Fotografia e Majlinda Kelmendi - Judo

Falë këtij atdhetari dhe Sportisti të këtij sporti luftarak Liga dolën edheshampionët e pare shqiptarë në ish Jugosllavi. Kësaj radhe sportisti Hajrullah Tërnava me modesti i përmend xhudistët kosovar si Adem Dylahun, Sylë Kukajn, Mevlud Arifin Mehmet Hajdinin, Ajvaz Demën,Basri Gashin, Hysen Sylën, Shahin Behramin, Hajredin Hamzën, Nexhat Bujupin, Anton Cenën, Selim Mehmetajn, Sherif Haxhijajn,Hysen Gashin,Fuat Gashin,Hysen Gashin e shumë xhudistë të dalluar të tjerë. Me modesti dhe respekt e përmend nxënësin e tij Sylë Kukajn, ish kadet i Shkollës Policore në Vushtri i cili në Qytetin e Lumbardhit të Pejës formoi Klubin me name të xhudistëve të njohur në arenën kombëtare ndërkombëtare  : Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distrija Krasniqi, Akil Gjakova e shumë të tjerë.

Punoi si pedagog,kryeshef, Drejtor në Akademinë Policore në Vushtri( 1972-1985) në Drejtorinë Policore të SKPB në Prishtinë(1985-1990)

Me datën 02 korrik të vitit 1990 Ishte caktuar nga SKPB udhëheqës i policisë së Kosovës qe kishte për detyrë të mbrojë Kushtetuten e KSAK ,ditën kur Delegatët e Kuvendit të Kosovës( 2 korrik 1990) do ta shpallnin Pamvarësinë e Kosovës Republikë .

Situata politike në Kosovë ishte tejet delikate ato ditë .Në Kosovë kishin ardhur Njësitë Jugosllave dhe Serbe të forcave Speciale për gjendjen tejet të rëndë të situates në Kosovë.

Kuvendi i Sërbisë dhe vetë kryetari i këtij shteti , suprimoi me dhunë Kuvendin legjitim të Kosovës.

Profesor Hajrullah Tërnava që ishte caktuar nga eprorët e tij që ti burgos Delegatët shqiptar të Kosovës,ku veproi kundër urdhërave të Komandantëve serb.

Atë ditë para shpalljës së Kosovës republikë,nga Delegatët i ofrohet delegatit nga Vushtria zt.Muharrem Shabani ,duke e thënë :”Apo me njef….Çfarë prêt,shpalle Kosovën Republikë. Na jemi këtu.Do ju mbrojmë deri në vdekje”.

Ishin këto fjalët e një “Specialci”policor …Muharrem Shabani ia kthen”…Jemi të mbrojtur nga Ju,policia”…Heshtje…”Po i thotë specialci kryesor “.Ashtue edhe u bë.Kosova u shpall Republikë. Delegatët pa bërë rrëmujë para Kuvendit shkuan shpijave të veta.

Edhe na Policia pa zhurmë shkuam gjithsejcili në Drejtoritë e veta policore.Kur u ktheva në SKPB përjetova kërcnimet më të vrazhta “Pse nuk nuk i burgosa delegatët”….

Pas disa ditëve lëshoja punën në Policinë e Kosovës . Pas meje punën e lëshuen edhe shumë eprorë dhe police tjerë shqiptar…

Më kërkesën e Presidentit Akademik Prof.Dr Ibrahim Rugovës( 1990) profesori dhe sportisti i dalluar Hajrullah Tërnava , u bë njeri prej Stafit të sigurimit të Presidentit Rugova. Më vonë , me formimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (1991) ishte në Stafin e kësaj ministrije.

Më vonë Hajrullah Tërnava emrohëm Kryetar i Sportëve të Prishtinës si dhe anëtarë i Kryesisë së Sportëve në Republikën e Pavarur të Kosovës….

Keqtrajtimet e policisë serbe si dhe migrimi i Profesor Hajrullah Tërnavës në në Turqi dhe në Gjermani…

Ishin kohë të vështira ,përkujton sot zt. Hajrullah Tërnava …Në Kosovë filluan keqtrajtimet si dhe burgosja e ish policisë shqiptare në Kosovë.

Më kujothet si sot thotë zt.Tërnava .Ishte ftohtë.Ne natën mes të dates 19-20 dhjetor 1994 ,Policia Serbe burgosi disa dhjeta ish eprorë policorë në tërë teritorin e Kosovës….Unë thotë ai isha me fat …, nuk isha në banesë .

U largova dhe lëshova Kosovë.Shkova për 10 ditë në Tetovë. Më pastaj shokët e ilegalës më mundësuan ikjen time për Turqi dhe Gjermani….

POlicia serbe fillojë ta keqtrajtoi familjën ,bile atë e largojë edhe nga banesa.

Shkuarja e tij në Gjermani dukshëm ndikojë në përmirsimin e jetës së tij dhe familjës. Bile kishte sado pak para për të mbijetuar familja dhe vetë ai.

Fillojë sadopak të mëkambet me ato para që ia jipte shteti gjerman atij…Fillojë të kursejë për veti,familjën si dhe për Kosovën …Ai me disa shokë fillojë t’ju ndihmojë familjarëve të shokëve që ishin burgosur nga regjimi serb.

Në ndërkohë ndodhi ajo që u pritte në çdo qast : Më 416 vjet burg efektiv u denuan shokët e tij. Edhe Hajrullah Tërnava nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë u denua në mungesë : 78 muaj burg efektivë! ….

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...