Published On: 30 Tetor, 2016

Prishtina e fitoi derbin, Besa dhe Gjilani i ndajn pikët

Derbi i madh mes Dritës dhe Prishtinës, i ka takuar kryeqytetasve të cilët fituan me rezultat 1-0, dhe atë midisi Gjilanit.

Gjilanasit dhe prishtinasit u përballën në kuadër të javës së 11-të të Vala Superliga e Kosovës në futboll.

Përballja mes këtyre dy skuadrave ka dhënë lojë të kënaqshme, ndërsa skuadra e Prishtinës më golin e nigerianit Makenda u kthye me gjah të plotë nga ky udhëtim i vështirë, transmeton KosovaPress.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitët në pozitën e dytë më 26 pikë, katër më pak se liderja e tabelës, Trepça ’89, kurse, Drita mbetet në kuotën e pesë pikëve.

Pikët e plotë të dielën i ka marrë edhe Llapi që në ‘Zahir Pajaziti’ mposhti Drenicën, me rezultat 1-0. Hamdi Namanit në minutën e 75-të ua sigurojë trepikëshin llapjanëve.

Ndërkohë, edhe Liria arkëtoi pikët maksimale, duke mundur Ferizajn, me rezultat 3-0 më një gol të Ilir Mustafës në minutën e 32-të, Liridon Fetahaj në minutën e 51-të, Ody në minutën e 79-të.

Kurse, takimi mes Besës së Pejës dhe Gjilanit është mbyllur pa gola, edhe pse rastet nuk munguan nga të dy skuadrat.

Vala Superliga / Java e 11-të

Rezultatet

Drita –  Prishtina 0-1

Besa – Gjilani 0-0

Liria – Ferizaj 3-0

Llapi – Drenica 1-0

Dje

Trepça – Trepça ’89 1-2

Hajvalia-Feronikeli 2-3

Tabela

1.Trepça ’89 30

2.Prishtina 26

3.Feronikeli 24

4.Llapi 22

5.Besa 17

6.Gjilani 17

7.Liria 15

8.Drenica 13

9.Ferizaj 6

10.Drita 5

11.Trepça 5

12.Hajvalia 5

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...