Published On: 15 Nëntor, 2016

Prishen përgjimet, 47 bosë të mafias drejt lirisë

Blloqet magnetike që përmbanin përgjimet në kuadër të hetimeve ndaj klaneve të Kamorrës napoletane janë amortizuar dhe për pasojë rreth 47 të pandehur në procese të ndryshme mund të rifitojnë lirinë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave mes personave që do të “përfitojnë” janë bosë të njohur të klaneve kriminale, si Nuvoletta dhe Abbinate, si dhe vrasësi i një gazetari.

Në të tilla rrethana prokuroria e qytetit jugor të Italisë e ka vlerësuar si të pavend vazhdimin e procesit dhe ka lënë të hapur rrugën e lirimit.

Ngjarja është e lidhur me përkeqësimin fizik të blloqeve magnetike që përmbajnë përgjimet e bëra rreth 15 vjet më parë në kuadër të një hetimi për një trafik ndërkombëtar droge.

Kërkesa për lirimin është bërë nga një prokuror gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Napolit.

“Në thelb, do të ishte e pamundur të hidhje në një dokument të shkruar provat që çuan në arrestimin e 47 të pandehurve në vitin 2002, pasi përmbajtja e tyre ka dalë jashtë përdorimit”, ka deklaruar prokurori.

Një vendim ky që mund të hedhë poshtë vite të tëra punë hetimore dhe gjyqësore.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...