Published On: 31 Maj, 2017

Prindërit i shkurtojnë jetën vogëlushit pasi tentuan ta kuronin me “magji të zezë”

Një histori e trishtë ka ndodhur në Guinean e Re, ku një vogëlush 3 vjeçar rrezikon të vdesë pas një vendimi të gabuar që morën prindërit për të. Bongre Anton Peter, vuante nga një sëmundje në syrin e tij të djathtë të quajtur retinoblastoma . Këto probleme i filluan në vitin 2015, ndërsa doktorët e mbajtën vetëm me qetëses dhe pika në sy.

Kur këto medikamente nuk funsksionuan, prindërit e tij të dëshpëruar iu drejtuan metodave popullore, apo ndryshe magjisë së zezë. Por kurimi me anë të magjisë, nuk bëri asgjë tjetër veç se i shkaktoi një tumor me madhësinë e një topi tenisi në syrin e tij të djathtë. Tashmë mjekët i kanë dhënë vogëlushit vetëm disa javë jetë, por mundësia e tij e vetme mbetet radioterapia.

Vogëlushi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa familjarët kanë filluar të mbledhin fonde për t’i shpëtuar jetën.  /Opinion.al

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...