Published On: 10 Janar, 2017

Princi Leka II ftohet në inaugurimin e presidentit Donald Trump


Princi Leka II, mbreti i ardhshëm i Shqipërisë, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, z.Donald Trump, bëjnë të ditur burime të gazetës SHQIPTARI.eu.

Pas shumë debateve dhe përpjekjeve të zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët për herë të parë anblok, u përjashtuan nga një ceremoni e tillë kryesisht pasi mbajtën qëndrim të hapur kundër zgjedhjes së z.Trump president, ftesa për Princin Leka është zyrtare dhe ajo është bërë nga Martin J. Golden, sekretar i Konferencës, njëherit senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në inaugurimin e presidentit amerikan Trump u bë një çështje e madhe, e para sepse zyrtarët e dy shteteve shqiptare nuk morën ftesa, madje as private, sikurse as zyrtare, dhe e dyta nga arrestimi i kryetarit të AAK-së, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë pikërisht në këtë ceremoni.

.Sidoqoftë Princi shqiptar është i ftuar i nderit në këtë inaugurim, i cili mbahet me 2o janar. Respekti për familjen mbretërore shqiptare duket në rritje të vazhdueshme. SHQIPTARI.eu

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>